Postuar më: January 27, 2017
Shumë ekspertë të menaxhimit do t'ju këshillojnë të delegoni punët apo detyrat punonjësve tuaj sa më shumë që të jetë e mundur, sepse procesi i delegimit ndihmon në zhvillimin profesional të punonjësve tuaj dhe ju jep kohën e duhur për tu përqëndruar në projekte me të mëdha. Megjithatë, ka raste kur kalimi i detyrave mund të shkaktojë probleme. Ja, pse ekzistojnë disa arsye për të mos deleguar punën:
1. Kur ka mungesë të qartësisë. Ju nuk mund të shpjegoni me përpikmëri se si duhet zgjidhur çdo lloj problemi, apo cilët persona apo çështje nuk duhet të përfshihen në të. Nëse mungon qartësia mund të shkakëtohen dëme. 2. Kur duhet të mësoni të tjerët. Është rrugë e drejtë për të zhvilluar të tjerët, por jo deri në masën e sakrifikimit të zhvillimit tuaj. Përpiquni të kontribuoni në zhvillimin e personave që do të ndikojnë ndjeshëm në rritjen tuaj në punë. 3. Kur projekti është i rëndësishëm. Ka raste kur ju jeni me të vërtetë personi më i mirë për këtë punë. Jo sepse ju do të arrini ta kryeni më shpejt ose më mirë, por për shkak se projekti është shumë i rëndësishëm për tu deleguar tek të tjerët.