Punëkërkues

3 Këshilla për të kaluar skanimin e parë të CV-së

Punëkërkues
Ju doni të besoni që rekrutuesit shpenzojnë 20-30 min në CV-në tuaj. Ju doni të besoni që puna e madhe dhe përpjekjet që ju bëni për të realizuar CV do të vihet re. Ju doni të besoni që rekrutuesi i ulur në tavolinë do të vendosi 100% të vëmendjes në CV, pa shpërqëndrim apo punë pezull. Fatkeqësisht duhet të dilni nga flluska juaj. Kjo thjesht nuk do të ndodhi. Studime, raporte dhe vëzhgime kanë konfirmuar që rekrutuesit shpenzojnë 5, 15, ose 30 sekonda në leximin e çdo CV-je për të përcaktuar për të vazhduar ose jo me kandidatët. Këtu janë 3 mënyra për të diferencuar veten tuaj nga punëkërkues të tjerë dhe të merrni punën që ju dëshironi. Bëhuni të ndryshëm Imagjinoni një rekrutues duke kërkuar në një grumbull prej 80 CV. Faqe pas faqe eksperiencat, edukimin dhe aftësitë. Atëhere kur ata kalojnë në një faqe që ka një format unik, stil profesional dhe një strukturë të organizuar është si të gjesh një qyp me flori pas një ylberi bardh e zi. Shpenzoni kohë dhe bëni përpjekje për të krijuar një CV që do t`ju japë punë. Ju duhet të viheni re dhe nuk ka ndonjë mënyrë më të mirë për ta arritur sesa të vendosni për një format stil eskluziv. Bëhuni guximtar CV juaj nuk duhet të jetë një hutim, në vend të kësaj informacioni juaj duhet të jetë prezantuar në një mënyrë që është shumë e dukshme dhe guximtare. Mbani mend kur postohet një punë rekrutuesit me kujdes detajojnë kërkesat dhe përshkrimet e punës. Kështu që është e rëndësishme që të merrni kohë dhe të rregulloni mirë CV-në për punën që ju jeni duke aplikuar. Bëhuni të thjeshtë Ndërkohë që paragrafët e tepruar në lidhje me eksperiencën tuaj, aftësitë dhe kualifikimet mund të bëhen tundues, është e rëndësishme të dish kur të ndalosh. Mbani mend: Ju jeni duke krijuar një përshtypje brenda 15 sekondave, ju nuk duhet tia lejoni vetes të humbisni rekrutimin në paragrafin tuaj të gjatë.