Punëkërkues

4 arsye të forta pse nuk duhet ta lini ende vendin tuaj të punës

Punëkërkues Këshillimi i karrierës
Foto 48Temperaturat janë të larta, ditët janë të gjata, njerzit janë ende me pushime. Ndryshimi është i pashmangshëm. Në këtë periudhë të vitit ne jemi të prirur për gjëra të reja, për ndryshime në jetën tonë dhe sidomos ndryshime në karrierë. Kështu ju mund të jeni i lodhur nga puna juaj aktuale dhe doni ta ndryshoni atë. Fillimisht merrni kohën e duhur për të menduar dhe vlerësuar çdo mundësi. Para se të merrni një vendim të nxituar, merrni frymë thellë dhe vazhdoni të lexoni më poshtë. Këtu ju paraqiten 4 arsye të rëndësishme pse nuk duhet ta lini tani punën tuaj:
  1. Mungesa e një plani
Të jesh spontan në vendime është një ide e mirë, por jo gjithmonë. Kur ju planifikoni të largoheni nga puna aktuale duhet patjetër të keni një plan. Mendoni një strategji të mirë për kërkimin e punës dhe mendoni gjithashtu një plan të dytë, në rast se gjërat nuk shkojnë siç e keni planifikuar.
  1. Paratë
Paratë mund të jenë rrënja e çdo të keqeje, por janë një e keqe e nevojshme për të paguar faturat. Mos e lini punën tuaj aktuale derisa të keni konsideruar seriozisht situatën financiare. Ju mund të merrni një vendim më të zgjuar nëse vendosni të qëndroni në punën aktuale derisa të keni para mjaftueshëm për të lëvizur.
  1. Stabiliteti
Një punë krijon stabilitet në jetën tuaj në shumë drejtime. Të kërkoni një punë të re kur jeni ende duke punuar në një punë tjetër, është shumë më e lehtë. Shfrytëzoni kohën tuaj pas punës për të bërë një plan të gjërave që doni në të ardhmen dhe si do të arrini atje.
  1. Situata mund të përmirësohet
Jeni të mërzitur nga puna rutinë? Është shefi juaj që ju bezdis? Jeni të lodhur nga projektet e mëparshme në të cilat keni punuar? Përcaktojeni mirë arsyen pse doni të largoheni nga puna. Para se të merrni vendimin e largimit, ju mund të përpiqeni të përmirësoni situatën në punën aktuale. Ndryshimet e mirë planifikuara janë ato që të drejtojnë drejt gjërave më të mira dhe më të suksesshme në jetë. Konsideroni çdo mundësi që mund të keni, bëni një plan të mirë dhe më pas veproni.