
LinkedIn konsiderohet rrjeti më i fuqishëm dhe më influencues në gjithë botën. Qëllimi i këtij rrjeti social është bërë i pakufishëm, me mbi 175 milionë përdorues të rregjistruar në 200 vende të ndryshme. LinkedIn ka themeluar fillimet e biznesmenëve profesionistë të cilët duan të lidhen me gjithë botën. Më poshtë janë 5 këshilla bazë që rrisin shikueshmërinë e profilit tuaj në LinkedIn, duke e bërë më të kërkueshëm.
1. Personalizoni titullin tuaj Titulli në profilin juaj në LinkedIn është i pari informacion që do të jetë i dukshëm te rekrutuesit, profesionistët dhe kompanitë në LinkedIn. Kjo pjesë e tekstit duhet të përmbledhi “Identitetin tuaj professional”. Këshillohet që të jetë përshkrues dhe të tregojë një titull pune të kompletuar për tua paraqitur shikuesve të profilit tuaj me një vështrim gjithëpërfshirës aftësitë tuaja, për shembull: “Shef Marketingu me eksperiencë në Fushatat Online”.
2. Modifikoni URL tuaj Pjesa më e madhe e përdoruesve të LinkedIn janë të pavejtëdijshëm nga kjo karakteristikë që i ofrohet gjithë profesionistëve të regjistruar. Proçesi është i thjeshtë: klikoni në “ Edit profile” në tabelën “Profile”. Kur të shfaqet profili juaj klikoni: “Edit” më pas URL pë ta shfaqur afër fotografisë suaj. Në këtë faqe, ju keni mundësinë për të vendosur një URL të modifikuar për profilin tuaj në anën e djathtë. Zgjidhni “Customize your public profile URL” për të vendosur URL e preferuar dhe zgjidhni “Set Custom URL” për të ruajtur ndryshimet në profilin tuaj publik.
3. Vendosni një fotografi profili profesioniste Ndryshe nga rrjetet e tjera sociale, LinkedIn ju siguron përdoruesve mundësinë për të vendosur vetëm një fotografi në profilin e tyre. Kjo fotografi supozohet të përcjelli profesionalizëm. Sigurohuni që të shfaqeni vetëm ju në atë fotografi, pa prerje të dukshme të personave të tjerë. Duhet të jetë një fotografi që ju tregon ju me një veshje profesionale, që i përmbahet kostumeve për fotografinë e profilit tuaj në LinkedIn.
4. Plotësoni profilin tuaj Individët që regjistrohen në LinkedIn dhe nuk plotësojnë profilin e tyre kanë më pak mundësi që të gjenden, rekrutohen dhe të lidhen me të tjerët në krahasim me ata që sigurojnë një vështrim gjithëpërfshirës të identitetit të tyre profesional. Që të përfitoni si një përdorues i LinkedIn, është e rëndësishme që të plotësoni profilin tuaj me eksperiencat e kaluara, projekte aktuale dhe kualifkime akademike. Kjo do t’ju ndihmojë të bëheni pjesë e grupeve të ndryshme, kompanive dhe rrjeteve të ndryshme.
5. Merrni një rekomandim Profili juaj i LinkedIn operon si një CV online, duke i dhënë rekrutuesve dhe përdoruesve të tjerë një paraqitje të shkurtër të eksperincave të kaluara dhe kualifikimeve akademike. Seksioni i rekomandimeve është opsional, gjithsesi këshillohet të përmbajë 2-3 referenca për të rritur shikueshmërinë e profilit tuaj. Ju mund të kërkoni miratim nga personat që janë në LinkedIn duke i dërguar atyre një kërkesë.