Postuar më: January 25, 2021
Konsiderojeni këtë vit si viti kur vërtet do të duhet të përqendroni energjinë tuaj në jetën profesionale dhe do të arrini objektivat tuaja. Është koha të planifikoni dhe të mos ia lini çdo gjë rastësisë. Ju duhet të njiheni me qëllimet tuaja SMART, të cilat janë specifike, të matshme, të arritshme, të rëndësishme dhe të orientuara nga koha.
Ja nga t’ia filloni:
Mbani shënime ose një ditar
Vendosja e mendimeve në letër është një nga mënyrat më të mira për të çuar gjërat.
Para se të filloni ditën tuaj, kaloni pesë minuta duke vizualizuar se si do të duket dita juaj dhe më pas hidhini në letër detyrat tuaja. Në fund të ditës, kaloni pesë minuta duke parë ato që keni shkruar. Shikoni çfarë keni bërë dhe çfarë nuk keni arritur të bëni. Pse nuk e keni arritur ta bën një detyre dhe cilat ishin pengesat. Kjo mund t'ju ndihmojë të mbani mend qëllimet tuaja dhe të qëndroni të organizuar mendërisht.
Bëni takime të rregullta me shefin tuaj
Për shumë njerëz, janari është sezoni i vlerësimit të performancës. Gjatë kësaj periudhe ju do te keni mundesi te zhvilloni me shpesh takime me shefin tuaj. Ndaj shfrytezojeni kete kohe per te analizuar nese gjerat qe po beni jane ne nje linje me ate çfare kerkohet apo jo.
Biseda 20-minutëshe çdo dy javë me shefin tuaj ju ndihmojne te analizoni punen tuaj me mire, te vleresoni performancen dhe te merrni ne kohe vendime kyçe.
Lidhuni me njerëz të tjerë të rrjetit tuaj të kontakteve
Këtë vit kontaktoni në mënyrë aktive me njerëzit në rrjetin tuaj dhe forconi lidhjet e vjetra. Bërja e kësaj ju vë në një pozitë të mirë për më vonë nëse do keni nevojë për ndihmë.
Drekoni apo konsumoni nje pushim kafeje me dikë që nuk e keni parë për ca kohë. Zgjidhni disa njerëz që kanë ndikuar tek ju dhe mbështetini ata ose shkruani një rekomandim në mediat sociale.
Zgjeroni dhe përmirësoni njohuritë e tua
Askush nuk di gjithçka për çdo gjë. Ka gjithmonë vend për të përmirësuar veten.
Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke i krijuar vetes mundësi trajnimi, pjesëmarrje neper takime, konferenca te industrise perkatese me te cilen eshte e lidhur karriera juaj.
Ju gjithashtu mund të merrni një kurs për të mësuar ose përmirësuar një aftësi që është e dobishme në pozicionin tuaj aktual, ose që do t'ju ndihmojë të merrni një tjetër.
Përmirësoni markën tuaj personale - “Employer Branding”
Kur emri juaj dëgjohet në një takim dhe njerëzit mendojnë për ju, cila është gjëja e parë që do te deshironit t’i vinte atyre ndërmend? A do të donit qe ata te thoshin: “Ajo bëri një punë kaq të mirë në atë projekt...” Kjo është marka juaj personale.
Edhe nëse nuk e bëni në mënyrë të qëllimshme këtë, njerëzit do të ndërtojnë përshtypjen e tyre për ju bazuar në perceptimet e tyre për gjërat që ju thoni dhe gjërat që bëni.
Menaxhoni në mënyrë aktive mënyrën se si njerëzit mendojnë për ju kur bëhet fjalë për të folur për arritjet dhe rezultatet tuaja. Kur t’ju jepet mundesia neper takime apo diskutime tryezash mes kolegesh perpiquni te nxirrni ne pah natyrshem çfare keni arritur duke ndare informacion dhe detaje me te tjeret. Por, a keni ju nje profil te plote ne LinkedIn? Po ne Facebook si e keni pershkruar veten? Cilin informacion e mbani publik dhe cilin jo? Sa i keni reflektuar online arritjet tuaja apo çmimet qe mund e keni marre? Te gjitha keto jane detaje qe ndikojne ne imazhin tuaj.
Vlerësoni projektet tuaja të mëdha
Shikoni gjërat kryesore, gjërat që bëni në punën tuaj që ju marrin më shumë kohë dhe energji. A po ju ndihmojnë të punoni drejt hapit tjetër që dëshironi të ndërmerrni?
Shumë pak marrin kohë për veten të ulen dhe të mendojnë.
Por, ju duhet te punoni fort me gjithë energjitë tuaja për ato çfarë kanë rëndesi në karrierën tuaj dhe që do t’ju ndihmojne te hidhni hapin e rradhes. Nëse nuk e beni kete analize, filloni ta beni menjehere dhe mos lejoni kohen t’ju ike per pune jo me rendesi per karrieren tuaj. Nuk ka rendesi sa e shkelqyeshme eshte puna qe keni bere gjer me sot nese ajo çfare keni bere nuk eshte pjese e projekteve tuaj te se ardhmes.
Qëndroni të përqendruar gjatë gjithë vitit
Fillimi i vitit është një kohë shumë e mirë për të bërë disa zgjedhje, por ka shumë më shumë gjëra që mund të bëni gjatë gjithë vitit për të përmirësuar profilin tuaj profesional apo per te kerkuar rritje ne karriere.
Bashkohuni sot me duapune.com, krijoni profilin tuaj dhe shqyrtoni oferten e tregut te punes. Behuni pjese e trajnimeve te Burimeve Njerezore apo e aktiviteteve me rendesi lidhur me interesat tuaja.
Ju mund të merrni këshilla për karrierën, këshilla të dobishme për kërkimin e punës dhe shumë më tepër informacione edhe nga blogu duapune.com.