Punëkërkues

Çfare ju prish imazhin dhe poziten tuaj ne pune?

Punëkërkues

Shumica e profesionistëve interesohen se çfarë mendojnë për ta kolegët dhe eprorete tyre. Kjo sepse mënyra se si njerëzit ju perceptojnë shpesh është faktori përcaktues nëse do të rriteni në detyrë. Ka shumë elementë që përcaktojnë se cili është reputacioni i punës në të vërtetë dhe nuk është gjithmonë e lehtë të mbash të njëjtin nivel. Sigurisht që cilësia e punës suaj ka rëndësi, por veprimet e vogla që bëni çdo ditë shtohen për të krijuar një pamje më të madhe se kush jeni. Më poshtë, gjeni grackat më të zakonshme që njerëzit nuk e kuptojnë se po e dëmtojnë veten.

Të thuash çdo herë ‘Po’ për gjithçka

Mund të të duket e thjeshtë dhe si lojë të thuani PO çdo gjëje edhe atëherë kur jeni i zënë. Mund t’ju duket një mënyrë e pagabueshme për të arritur majat e performancës, por në të vërtetë,  mund të të zhysë në një pozitë pune specifike që nuk e dëshironi fare, ose në një rast tjetër mund të dukeni i pangopur.

Nëse gjithmonë merrni përsipër detyra, do të vijë një moment kur do të bëheni të pazëvendësueshëm, dhe jo në një mënyrë të mirë.  Shpesh, kur njerëzit i thonë “po” çdo detyre që u paraqitet, ata shihen si aq “të mirë” në rolin e tyre saqë bëhen personi i vetëm që mund ta bëjë atë.

Ata nuk janë ngritur kurrë në pozitë, sepse janë bërë personi më i mirë në botë në plotësimin e këtij roli pune. Në një kuptim, ata bëhen aq sinonim me rolin, saqë nuk konsiderohen më për t’u rritur në detyrë. Pra, në vend që të kafshoni më shumë sesa mund të përtypni, qëndroni në projekte që ju interesojnë dhe që realisht keni kohë për të bërë.

“Në Zonë” në Zyrë

Nuk ka asgjë të keqe të jesh i/e përqëndruar, por është e rëndësishme të bësh një përmbledhje të mënyrës sesi vepron çdo ditë. “Nëse po kalon pranë dikujt, a po buzëqeshë? A thua përshëndetje? Me falni!  Apo çdo herë dukeni të nxituar?”

Ndonjëherë, duke mbajtur kokën ulur dhe të përqendruar në qëllime vetjake, mund të konsiderohet si një paraqitje negative ose një qëndrim jo miqësor. Njerëzit kanë vëmendje për të gjitha veprimet e vogla që bëni, prandaj sigurohuni që të jeni të vetëdijshëm për atë që po bëni dhe si reflektoni.

Ju intereson vetëm çfarë mendon shefi

Shefi juaj nuk është personi i vetëm që ka rëndësi në punë. Edhe kolegët tuaj kanë rëndësi dhe gjëja e fundit që dëshironi është të kthehen kundër jush. Pra, po, është mirë t’i bësh përshtypje shefit tënd, por mos e bëjë me koston e armiqësisë të kolegëve.

Lexo me shume KETU