Postuar më: November 25, 2020
A e dini se?
Në disa shtete në ShBA është e ndaluar që punëmarrësi t'ju pyesë ju për historinë e pagesës tuaj.
Gjithsesi pa e marrë në konsideratë shtetin ku jetoni, për shumë nga ju mund të jetë stresuese t'i përgjigjeni pyetjes në lidhje me pagën.
Mos u panikosni!
Ka mënyra dhe strategji të ndryshme për t'ju përgjigjur pyetjes.
Për shembull:
Përgjigja juaj mund të jetë në këtë formë:
Para se të diskutojmë rreth pagesës, do të doja të mësoja më shumë se ku konsiston në të vërtetë roli im në kompani. Kam bërë kërkime rreth kompanisë dhe jam e sigurt se nëse unë do të përzgjidhem nga ju, ne do të jemi në gjendje të biem dakord rreth një shifre që është e drejtë dhe e kënqshme për të dyja palët.
Mënyrat se si t'i përgjigjeni kësaj pyetje:
Ju po aplikoni për një punë që në të vërtetë e dëshironi dhe po ju pyesin për pagesën.
Ajo që menaxherët e burimeve njerëzore rekomandojnë është të shmagni permendjen e një shifre edhe në rastet kur ju kërkohet të plotësoni një fletë aplikimi me shifrën që do të dëshironit te ishte pagesa juaj.
Pra ju mund të shkruani:
E diskutueshme.
Ose
Jam shumë e sigurt që pagesa do të jetë e kënaqshme për të dyja palët.
Teorikisht, ju thjesht mund t'i tregoni një intervistuesi me edukatë dhe me respekt se nuk është etike që t'i përgjigjeni kësaj pyetjeje. Gjëja më e rëndësishme këtu është të mos reagoni shumë ose të lejoni që emocionet tuaja të fitojnë mbi ju.
Gjithmonë mund të shmangni pyetjen dhe sigurohuni që të përfundoni në një shënim pozitiv. Nëse pyeteni,"Cila ishte pagesa në punën tuaj të fundit? "
Mund të përgjigjeni në këtë mënyrë:
"Para se të diskutoj për pagesën, do të doja me të vërtetë të mësoja më shumë rreth asaj që nënkupton ky rol. Unë kam bërë shumë hulumtime në lidhje me kompaninë dhe jam i sigurt se nëse do jem kandidati i duhur, ne do të jemi në gjendje të biem dakord për një shifër që është e drejtë dhe konkurruese për të dyja palët. "
Ju gjithashtu mund t'i përgjigjeni kësaj pyetjeje në mënyrë të ngjashme në vend të asaj që ju kërkohet. Aplikantët "nuk duhet të zbulojnë pagesën e tyre të mëparshme, por përkundrazi të rimarrin përgjigjen e tyre për të shprehur pritshmëritë e tyre për pagesë ose kërkesat për vendin e punës". Me fjalë të tjera, tregojini atyre interes për atë çfarë prisni të bëni, jo pritshmërinë për pagesën.
"Kompanitë i duan të dhënat dhe sa më shumë që të mund të përgatiteni me informacione faktike dhe prova, aq më shumë të ngjarë ka të bindni një punëdhënës që ju meritoni X shifër."
Ju mund të jepni një "gamë pagash ose nje fashë page si alternativë për pagën tuaj, për të cilën mund të jeni të gatshëm ta pranoni."
Hulumtimi është thelbësor. Por është gjithashtu e rëndësishme të mbështesni arsyetimin tuaj me kualifikimet tuaja personale, të cilat përfshijnë përvojën e punës, vërtetime ose gradë nëse aplikohen, ose ndonjë gjë tjetër që mund t'ju veçojë nga kandidatët e tjerë të mundshëm". "Dijeni vlerën tuaj përpara një interviste."
Nëse e keni dhënë tashmë një shifër, mund të jeni gjithashtu të gatshëm të shpjegoni pse mendoni se ishte e ulët ose nën nivelin e tregut për pozicionin ose përvojën tuaj.
Mund të jetë e paligjshme që punëdhënësit në disa zona të pyesin në lidhje me historinë tuaj të pagave, por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund t'a ndani këtë informacion. Nëse oferta e re është dukshëm më pak se pagesa juaj aktuale, mund të përdorni shifrën më të lartë si çelësi i negociatave tuaja.