Punëkërkues

Disa keshilla per menaxhimin e financave personale

Punëkërkues

Në këto ditë të vështira, gjithkush kalon në mendime ekonominë, se si do të lëvizë dhe si ekonomia personale dhe e përgjithshme po ndikohet nga e gjithë kjo.
Kjo temë shoqëron çdo diskutim shëndeti, edhe pse shëndeti do ekonomi që të jetë në formë, edhe pse kemi shprehjen “ Shëndeti në rradhë të parë”. Të dyja temat, përgjatë 2020, janë bërë të pandashme: veza pulën apo pula vezën.

Gjithsecili mendon për buxhetin personal dhe atë familjar. Por, sa nga ne në të vërtetë mbajnë një buxhet? Sa nga ne mund të dinë ç’është buxheti? Sa nga ne mendojmë se buxheti i shkruar është vetëm për shtetin, korporatat dhe kompanitë? Sa nga ne dinë vërtetë se ku shkojnë paratë?

Jam i sigurtë që shumë që kanë studiuar financë mund t’u përgjigjen pyetjeve, por gjithashtu kam një siguri që shumë thonë: PO, bëj buxhet, por me mendje. Por, mendja ka një të mirë dhe një të keqe: harron.

Buxheti i vërtetë është të mbajmë të shkruar të ardhurat dhe shpenzimet fikse dhe të ndryshueshme. Të shpërndajmë të ardhurat sipas prioritetit dhe t’i kontrrollojmë ato.

Disa këshilla mbi buxhetin i gjeni KËTU

duapune.com