
Në këtë artikull mund të gjeni disa këshilla drejtuar atyre që nuk kanë akoma eksperiencë me seleksionimet dhe vështirësitë e botës së punës. A e dini se ekzistojnë dhe intervista pune në grup? Tashmë janë gjithmonë e më shumë kompani, të cilat vendosin të seleksionojnë kandidatët nëpërmjet kësaj mënyre intervistimi. Më poshtë mund të gjeni disa sugjerime mbi mënyrat e sjelljes në rastë të tilla. - Mos evitoni shikimin e drejtpërdrejtë të seleksionuesit: Shikimi është themelor për fillimin e çdo raporti ndërpersonal dhe i dobishëm për t’i dhënë një kuptim ndërveprimeve mes dy individësh. - Mos shtrëngoni dorën shumë dobët, sepse një shtrëngim duarsh i fortë (por jo shumë!) tregon besim në vetvete. - Mos e shtrëngoni dorën shumë fort, sepse mund të kuptohet si shenjë nervozizmi dhe/ose besimi të tepruar në vetvete. - Mos lëvizni shumë mbi karrige, sepse mund të japë idenë se jeni persona jo të qetë. - Evitoni të qëndroni të ulur keq dhe merrni një pozicion të drejtë, por pa qenë nevoja të shtiheni në karrige (kjo nënkupton pak interes nga ana juaj). - - Më mirë të mos qëndroni këmbë përmbi këmbë, duke i mbajtur këmbët në tokë tregoni një sjellje serioze dhe të edukuar. - Mos kryqëzoni krahët, një sjellje e tillë nënkupton mbyllje. - Mos luani me objektet. - Mos bëni shumë gjeste , janë sinonim i nervozizmit dhe tërheqin jashtë mase vëmendjen e bashkëbiseduesit. - Mos prekni flokët ose fytyrën, do të tregoheni shumë të pasigurt në sytë e intervistuesit. - Mos qëndroni shumë seriozë, është shumë e rëndësishme të buzëqeshni, sidomos në fillim dhe në fund të intervistës, tregon se jeni një person miqësor dhe jeni entuziast për pozicionin për të cilin po kandidoni.