
Gjatë kërkimit të një pune për të diplomuar përshtypjet e para janë të rëndësishme. Për të shkëlqyer gjatë një aplikimi pune ndiqni këshillat e punëdhënësve më poshtë. Nuk ka dyshim për këtë, konkurrenca për punë nga të diplomuarit është e ashpër. Çdo ditë kompanitë marrin qindra aplikime nga të diplomuar që janë të etur për të ngjitur shkallët e karrierës, kështu të qëndrosh në radhë nuk ka qënë kurrë më e vështirë. Ndërkohë që presioni qëndron te të bërit përshtypje për herë të parë, ju duhet të ngushëlloheni me faktin që punët për të diplomuarit janë në rritje dhe të diplomuarit e aftë janë në kërkim nga ana e punëdhënësve. Për shkak të numrit të lartë të aplikimeve nga të diplomuar të talentuar, aplikimi për çdo pozicion duhet të jetë pa të meta me qëllim që të siguroni pjesëmarrje në një intervistë. Për t’ju ndihmuar të arrini këtë ndiqni këto këshilla kur aplikoni për një punë.
Bëni kërkimet tuaja Aplikantët që kanë bërë kërkimet në kompani nuk dështojnë të impresionojnë dhe kjo është mjaft e lehtë për t’u bërë. ‘Punëdhënësit do të kenë shumë informacione në ëebsite-t e tyre dhe është thelbësore që aplikanët të kenë njohuri të mira se ndaj kujt janë duke aplikuar, çfarë bën organizata dhe çështjet kryesore me të cilat organizata po përballet,’ thotë Richard Irwin, kreu i rekrutimit të studentëve të PWC.
Përfshini aftësi të përshtatshme dhe eksperiencat Lexoni specifikimet personale që kërkohen dhe sigurohuni të përfshini të gjitha aftësitë që përshtaten me specifikimet dhe eksperiencat. Evidentoni këto aftësi me shembuj specifik për të bërë përshtypje. ‘Ne shohim për kandidatë që na tregojnë se si i kanë fituar aftësitë apo eksperienvcat e tyre, dhe si do t’i përdorin ato për të qënë të sukseshëm në rolin e tyre,’ shpjegon Ruth Doyle, drejtor rajonal te Aldi.
Tregoni personalitetin tuaj Ndërkohë që aftësitë akademike janë të rëndësishme ju nuk duhet të nënçmoni vlerën e personalitetit. 'Ne kërkojmë për kandidatë që janë të aftë të marrin më të mirën nga grupi i tyre duke punuar me njerëz të ndryshëm. Përfshirja e aktivitetit jashtë kurrikular na jep një fotografi të kandidatit si person,’ shton Ruth.
Rishikoni aplikimin tuaj Rileximi i aplikimit përpara dërgimit është esencial. Nëse nuk e bëni diçka të tillë mund t’ju kushtojë vendin tuaj të punës. Julia Jank, punonjëse dhe drejtuese në Siemens beson se është e rëndësishme të tregosh vëmendje për gabimet gramatikore dhe të shqiptimit. Mundësisht thuaju familjarëve apo shokëve të tu t’i hedhin një sy aplikimit tuaj.
Shmangni gabimet e zakonshme Nëse pyeni punëdhënësit për gabimet më të zakonshme gjatë aplikimit ata përgjigjen gjithmonë njësoj. Ju duhet të synoni të përshtasni aftësitë tuaja me nevojat e kompanisë. Aplikimet e përgjithshme që nuk japin detaje të mjaftueshme do të përjashtohen automatikisht. Gënjeshtra është diçka tjetër. Punëdhënësit do të kontrollojnë informacionin që jepni në formularin e aplikimit dhe nëse ka mospërputhje nuk do ta marrin në konsideratë atë, integriteti është vital për punëdhënësit. Është e thjeshtë të biesh në grackën e “llomotitjes”, por përgjigjet e gjata që nuk u përgjigjen pyetjeve për të cilat pyeteni do t’ju nxjerrin automatikisht jashtë loje. Lexoni të gjitha pyetjet e aplikimit dhe planifikoni dhe editoni përgjigjet tuaja përpara se t’i shkruani ato.
Shisni arritjet tuaja Në shumicën e rasteve formulari i aplikimit ose letra motivuese janë mundësia e parë potenciale e punëdhënësve që t’ju njohin ju, kështu mos e humbishni mundësinë të ‘shisni’ veten. Ndërkohë që ndjekja e këshillës më lart është një fillim i mirë, duhet të bëni akoma më shumë rrugë për ta vendosur veten tuaj në krye të konkurrencës. Julia beson se aplikimet më të mira vijnë nga kandidatë që tregojnë personalitet dhe kërkojnë të kenë sukses. ‘Në Siemens ne duam të shohim kanditdatë që tregojnë pasion për industrinë dhe punën për të cilën kanë aplikuar.' Kur vjen puna te rënia në sy, aftësitë tuaja të punësimit janë thelbësore. Të fitosh këto aftësi dhe të jesh i aftë t’i demostrosh ato gjatë proçesit të aplikimit është jetësore. Studentët mund t’i fitojnë këto aftësi në mënyra të ndryshme përmes intershipeve, punëve me kohë të pjesshme, në universitet apo në punë vullnetare.
Bëhuni bindës Derisa të bëni intervistën, aplikimet janë e vetmja mënyrë potenciale për të bindur punëdhënësit, kështu përpara se të shtypni butonin ‘dergo’ këshilla e fundit është të siguroheni që e keni menduar mirë se përse puna për të cilën po aplikoni është e duhura për ju. Nëse nuk e keni bindur veten, do ta keni të vështirë të bindni punëdhënësit tuaj. Mars 2017, Jemma Smith, Editor