Postuar më: December 16, 2016
Të gjithë jetojmë dhe punojmë në një botë që kërkon shumë. Të qenit produktivë në çdo moment nganjëherë mund të na duket si një veprim i pamundur. Më poshtë janë tre mënyra për të bërë shumë, por pa humbur shumë:
1. Mbani çdo gjë të shënuar në listë. Përfshini gjithçka që doni ose duhet të bëni në një vend të caktuar, sepse duke i shkruar gjërat, arrini t’i ngulisini më mirë në kujtesën tuaj dhe të përqëndroheni për të kryer detyrat tuaja. 2. Kryeni fillimisht detyrat më të rëndësishme. Para se të lini punën në fund të ditës, vendosni se çfarë detyrash duhet të kryeni ditën e ardhshme të punës. Kryeni detyrën që në mëngjes sapo shkoni në punë, sepse jeni më të freskët dhe energjikë. 3. Planifikoni një afat kohor për gjërat jourgjente. Punë dhe çështje urgjente keni shpesh gjatë ditës, por këshillohet që të caktoni në kalendarin tuaj kohë për të bërë edhe detyra të ndryshme dhe jourgjente si: të mëndoni në mënyrë kreative, të shkruani ose të listoni gjërat që duhet të bëni dhe si të krijoni marrëdhënie efikase në punë.