Postuar më: June 6, 2016
Ideja më e mirë mund të rrëzohet kur shpesh mund të hasë kundërshtime edhe në rastet kur kundërshtimet mund të jenë të merituara. Në vend që të përpiqeni t'i shmangeni sulmeve të ashpra, mësoni të përballeni me kundërvënie të thjeshta dhe në mënyrë bindëse: 1. Vonesa dëmton. Kundërshtarët mund të përpiqen për të dalë jashtë diskutimit, të kërkojnë informacion shtesë, ose thjesht të vonojnë një vendim për idenë tuaj, duke ngadalësuar momentin. Mbani audiencën të përqendruar në marrjen e një vendimi. 2. Konfuzion. Shpesh kundërshtarët e pranishëm përpiqen të dizinformojnë ose të lidhin idetë tuaja me të të tjerëve duke u orvatur të ngatrojnë audiencën. Tregohuni të qartë se çfarë është dhe çfarë nuk është ideja juaj. 3. Frika. Asgjë nuk mund ta hedhë poshtë një ide më shpejt se sa frika e paarsyeshme. Është mirë që para çdo gjëje të përgatisni veten dhe të largoni frikën, sepse duke qenë të qetë arrini të kontrolloni çdo gjë.