Punëkërkues

Metoda STAR - Bëhuni një yll në rrugën tuaj

Punëkërkues Këshilla mbi intervistimin
Si të shkëlqeni në një intervistë pune? Përgatitja për një intervistë pune është mjaft stresuese për shumicën e punëkërkuesve që shpesh lodhen duke u përgatitur para intervistës. Por, ekziston një metodë intervistimi që shumë kompani e përdorin dhe njohja e saj do t’ju ndihmojë shumë në këtë proces. Ajo është metoda "STAR". Mësoni duke lexuar në vijim se çfarë është metoda "STAR", pse kompanitë i kushtojnë kaq shumë rëndësi kësaj metode, dhe pesë mënyra se si mund të jeni më të përgatitur në intervistën tuaj të rradhës. Çfarë është metoda "STAR"? Teoria që qëndron pas metodës "STAR" është kjo: Mënyra sesi jeni sjellë apo si keni reaguar në të kaluarën është treguese e mënyrës sesi do të silleni dhe reagoni në të ardhmen. "STAR" është një akronim në gjuhën angleze dhe:
  • 'S' qëndron për "Situation"
Situata: Cilat ishin rrethanat e vendit të punës?
  • 'T' qëndron për "Tasks"
Detyrat: Çfarë ju duhej të realizonit?
  • 'A' qëndron për "Action"
Veprimet: Si vepruat për të përmbushur detyrën tuaj?
  • 'R' qëndron për "Results".
Rezultatet: Çfarë ndodhi si rezultat i veprimeve tuaja? Çfarë mësuat? Pse është metoda" STAR" e dobishme? Procesi i intervistimit në sjellje, pavarësisht nëse quhet" STAR "ose ka një emër tjetër, vlerësohet i suksesshëm në një mjedis të korporatës sepse përfshin pyetje të drejtpërdrejta për të cilat të intervistuarit mund të përgjigjen me shembuj specifikë të punës reale. Metoda ndihmon për të verifikuar përshtatshmërinë tuaj me punën dhe kompaninë. Prandaj, mos lejoni që këto lloj pyetjesh t’ju frikësojnë, por shikojeni si një mundësi për t’i treguar kompanisë që dëshironi të punoni, që dini si t’i zgjidhni problemet dhe merrni rezultate. Jepni më të mirën tuaj gjatë një interviste" STAR"
  • Përqëndrohuni te vetja. Shumë njerëz punojnë në ekipe dhe bëjnë bashkëpunime, por është thelbësore të theksoni atë që bëtë duke punuar ne ekip. Menaxherët nuk mund të punësojnë ekipin, ata mund t'ju punësojnë vetëm ju.
  • Shndërroni një negative në një pozitive. Nëse jeni pyetur për një përvojë të vështirë në vendin e punës, kjo nuk është diçka e keqe. Si veproni kur gjithçka nuk po shkon si duhet? Shpjegoni ato që keni mësuar dhe mënyren se si e keni parandaluar një situatë të ndodhë përsëri.
  • Planifikoni përpara. Në shumë raste, kompanitë postojnë informacione dhe modele pyetjesh në postimin e vendeve të punës në faqen e tyre të internetit, kështu që përfitoni. Praktikohuni me dikë që ndiheni komod me një intervistë paraprake.
  • Mësoni sa duhet të flisni! Ekziston një ekuilibër delikat midis të qenurit i hollësishëm dhe të qenit i përmbledhur. Nga situata juaj deri tek rezultatet përfundimtare, tregoni historinë përgjatë tre deri në pesë minuta.
  • Mos jini të përgjithshëm. Shmangni fraza të tilla si, "Unë zakonisht e bëj këtë". Flisni në veçanti për ato që keni bërë.
"Bëhuni një yll në rrugën tuaj" Metoda "STAR" është padyshim e dobishme për të përcaktuar nëse ju jeni personi i duhur për punën. A mund të përdorni ndonjë ndihmë tjetër për të dhënë përgjigje të mira në intervistë? Për këtë ju ndihmon blogu ynë: >>>Këshilla-mbi-intervistimin<<< Ju do të merrni njohuri për intervistat, këshilla për karrierë dhe këshilla për kërkimin e punës, për t'ju ndihmuar që të bëni diferencën. “Miku juaj për punë dhe karrierë” – duapune.com