Punëkërkues

Nisma “Rruga drejt Sipërmarrjes”

Punëkërkues Trajnim dhe edukim Publikime dhe njoftime Këshillimi i karrierës Lojëra argëtuese dhe humor
Foto SipermarrjaFrymëzuar nga përvoja shumë vjeçare në vendin e realizimit të ëndrrave - SHBA dhe me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Shqipëri, Z. Dritan Mezini administrator i DM Consulting Services ka ndërmarrë një nismë vullnetare mjaft interesante, madje do të theksonim si një nga nismat më të rëndësishme dhe mjaft inkurajuese në tregun e vetëpunësimit dhe sipërmarrjes për rininë shqiptare dhe për cilindo që ka dëshira dhe ide inovative për të ndërmarrë nisma për të sotmen dhe të nesërmen. Qëllimi i kësaj nisme është të inkurajojë rininë shqiptare si të hedhë hapa drejt vetëpunësimit duke u bazuar në aftësitë që gjithsecili ka, në mundësitë materiale dhe financiare, në shprehjen e ideve dhe planifikimin për realizimin e këtyre ideve nga gjithsecili që planifikon të bëhet sipërmarrës. Ky projekt tashmë ka nisur dhe është në vazhdim deri në fillim të muajit Shkurt duke udhëtuar dhe trajnuar në qytetet më kryesore në të gjithë Shqipërinë. Udhëtimi vazhdon çdo të shtunë në një qytet të ndryshëm të Shqipërisë dhe deri më tani janë organizuar takime në Durrës, Vlorë, dhe duke e përmbyllur vitin 2014 me qytetin e Korçës. Në fillim të muajit Janar 2015 do rifillojnë takimet dhe në shtatë qytete të tjera duke finalizuar me një seminar në Tiranë në fillim të muajit Shkurt 2015. Aktivitetet zhvillohen sipas një axhende të paracaktuar ku përveç folësve të cilët prezantojnë dhe ndajnë me të gjithë të pranishmit përvojat e tyre në fusha të caktuara, kryhen edhe diskutime dhe pyetje mes auditorit dhe folësve. Të rinjtë e pranishëm tregojnë interes duke u bashkuar në diskutime të ndryshme frytdhënëse ku shfaqen dhe shkëndijat e para të inkurajimit të të rinjëve. Për më shumë informacion mbi aktivitetet “Rruga drejt Sipërmarrjes” ju ftojmë të na ndiqni në website www.sipermarres.org