Punëkërkues

Panairi i Karrierës në University of New York Tirana

Punëkërkues Publikime dhe njoftime Këshillimi i karrierës
Si çdo vit rradhazi edhe këtë vit (5 qershor 2014) në mjediset e jashtme të Universitetit të New York-ut në Tiranë u organizua Panairi i Punës. Nën kujdesin e veçantë të Zyrës së Karrierës pranë këtij universiteti, panairi u zhvillua në mënyrë të suksesshme. Pjesëmarrja e punëdhënësve ishte e gjerë, kompani dhe biznese të ndryshme të cilët intervistuan një numër të madh sudentësh të interesuar për punësim, zhvillim, praktika dhe rritje të mëtejshme. Edhe në stendën e duapune.com u paraqitën për intervista mjaft studentë që ishin në përfundim të studimeve të tyre master. Studentët duke njohur potencialin dhe ndikimin e madh që duapune.com ka në tregun e punës, si dhe për tu njohur më shumë me stafin e këtij portali, bënë që zhvillimi i intervistave gjatë ditës të ishte shumë i ngjeshur.