Postuar më: June 11, 2021
Më datë 16 Qershor 2021, prej orës 09:00 - 16:00, do të organizohet Panairi i parë dhe më i madh virtual i Punës dhe Aftësive në Shqipëri.
Ky Panair ka mbledhur rreth vetes 100 kompanitë më të mëdha në Shqipëri, përfaqësuese të të gjitha fushave të industrisë si: Coca-Cola Bottling Shqiperia Sh.p.k, Vodafone Albania, Infosoft Office sh.p.k, Kontakt shpk, Raiffeisen BANK Shqiperi, BKT Banka Kombetare Tregtare, Kontakt sh.p.k, Megatek SHA, PwC Albania, etj., por edhe institucione të ndryshme, që do të paraqesin ofertën e tyre me qindra vende të lira pune, praktikë profesionale ose dhe mundësi për edukim apo trajnim të mëtejshëm.
Panairi Virtual i Punës dhe Aftësive, është një mundësi e veçantë, ndaj Regjistrohuni Tani për t’i dhënë vetes, punës, karrierës dhe aftësimit tuaj mundësi reale rritje dhe zgjidhje.
Ka dy mënyra regjistrimi:
Së pari, nëpërmjet faqes së Internetit, ku mjafton të klikoni tek www.akpa.gov.al dhe të ndiqni hapat për regjistrim. Brenda pak sekondash do të jeni pjesë e komunitetit. Qindra vende pune do ju presin ditën e Mërkurë, më datë 16 Qershor, ora 9:00.
Hapat për regjistrim si vizitorë (më lehtë se të regjistrohesh për një llogari në Facebook):
Njëkohësisht, në linkun në vijim do të gjeni një video ilustruese të hapave të regjistrimit për të qenë pjesëmarrës në Panairin Virtual të Punës dhe Aftësive 2021: https://www.facebook.com/DIMAKAlbania/videos/236915457765015
Së dyti, nëpërmjet aplikacionit mobile Xhafa Events. Gjeni më poshtë instruksionet e shkarkimit të aplikacioneve:
Aplikacioni i Panairit mund te shkarkohet dhe iOS dhe Android, qe e ben edhe me te lehte regjistrimin.
Linku per shkarkimin e aplikacionit ne Android eshte ky: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.virtualfair.XhafaExhibition
Linku per shkarkimin e aplikacionit ne iOS eshte ky: https://apps.apple.com/us/app/xhafa-events/id1542504942
Për çdo pyetje apo paqartësi mund të na kontaktoni në çdo kohë tek [email protected] ose në numrin e telefonit 0692031583.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen e DIMAK Albania në Facebook.
Faleminderit dhe ju mirëpresim!
“PANAIRI VIRTUAL I PUNËS DHE AFTËSIVE 2021“ VENDI KU PUNA ZGJEDH AFTËSITË!
Ky Panair mbështetet nga Programi Global "Migracion dhe Zhvillim", i cili financohet nga Qeveria Gjermane dhe zbatohet nga GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.