Punëkërkues

Pse duhen evituar sharjet në punë

Punëkërkues Këshillimi i karrierës
 

Po, ne stresohemi, frustrohemi dhe mërzitemi në punë. Sidoqoftë, të sharit në punë është diçka e papranueshme. Edhe nëse shefi juaj e tepron dhe shan, ju nuk duhet ta bëni këtë gjë. Sharjet në punë mund të ofendojë bashkë-punëtorët tuaj, të krijojë një mjedis negativ të punës, dhe madje edhe t’ju shkarkojnë për këtë gjë. Pra, të jeni të vëmendshëm dhe mbi të gjitha, shumë të kujdesshëm me gjuhën që ju përdorni.

Këtu janë arsyet kryesore pse sharjet në punë duhet të shmanget me çdo kusht ...

1. Ju duhet të ulni tonin e një bisede Sharjet konsiderohen një mënyrë shumë e pasjellshme dhe e vrazhdë e të folurit, sidomos në një mjedis profesional pune.

2. Ju mund të ofendoni dikë Shumë njerëz do ti marrin për ofendim sharjet, edhe nëse ju nuk jua keni drejtuar sharjet atyre, vetëm të dëgjuarit e  fjalëve fyese mund tu shkaktojnë atyre mërzitje dhe të rezultojë në një ankesë kundër jush.

3. Krijimi i një mjedisi negativ Është e rëndësishme që të mbahet një opinion pozitiv në punë, sidomos në kohën e presionit dhe të afateve, prandaj është e rëndësishme që ju të shmangni menjëherë sharjet për njerëz apo rreth situatave stresuese të punës, pasi kjo do të krijojë një ambient negativ dhe shqetësues.

 4. Mund të thyeni rregullat e zyrës

Ju mund të keni një kod kundër sharjeve të përfshirë në rregulloren e zyrës tuaj, kështu që duke sharë, ju keni thyer 'rregullin' i cili mund tju japë probleme me menaxhimin!

5. Ju mund të shkarkoheni nga puna Në varësi të asaj që ju keni thënë dhe kujt, si dhe nivelit të fyerjes që keni shkaktuar, ju mund të zbuloni se sharjet dhe ofendimet tuaja nuk i lënë menaxhimit zgjidhje, përveç se tju lejojnë të shkoni. Ju mund të jeni i punësuari më i mirë që kanë pasur ndonjëherë, por në qoftë se ju përdorni sharje dhe fjalë fyese në mënyrë aktive, me qëllim për të mërzitur dhe për të ofenduar të tjerët në vendin e punës nuk do të merret parasysh se sa të aftë jeni - ju gjithsesi do të humbni punën tuaj.