Postuar më: October 29, 2020
Bolv OIL, nje prej klienteve besnike te duapune.com prej vitesh, diten e djeshme, me ane te nje postimi Standard, (me nje pagese te arsyeshme 30 euro/muaj), ka arritur rekord aplikimesh per pozicionin Specialist Marketingu, brenda 24 oreve nga momenti i publikimit dhe ka finalizuar perzgjedhjen e kandidatit.
Numri i konsiderueshem i CV-ve te mbledhura ne nje kohe kaq te shkurter ka bere qe klienti te kerkoje heqjen e njoftimit dhe te falenderoje per sherbimin cilesor qe ofron ne çdo kohë portali duapune.com.
Kompania BOLV-OIL e krijuar në vitin 2003 ka një fushë të gjerë aktiviteti në tregun e hidrokarbureve. Aktiviteti kryesor i kompanisë është importi dhe eksporti dhe tregtimi me shumicë i karburanteve dhe lëndëve djegëse, transporti i të gjitha llojeve të hidrokarbureve, etj. Që prej 2011, kompania BOLV-OIL zotëron “Stacionin e depozitimit të karburantit në Porto Romano Durrës”. Një sektor shumë i rëndësishëm i aktivitetit tregtar të kompanisë BOLV-OIL është gjithashtu transporti i naftës bruto që nxirret nga toka shqiptare përmes kompanisë kanadeze BANKERS PETROLEUM ALBANIA sh.p.k. Aktualisht, kompania BOLV-OIL po investon në automatizimin e të gjitha proceseve të saj përmes realizimit të qendrës së saj dispeçer e cila do të vendoset në zyra të reja në Belinë, Fier. Në këtë mënyrë kompania rrit ndjeshëm cilësinë e shërbimeve të saj, duke qenë pararojë e këtij procesi në tregun shqiptar dhe jashtë saj.
Stafi i kompanisë BOLV OIL është një staf i specializuar numri i të cilit rritet nga viti në vit dhe në të vërtetë numri i tyre arrin mbi 450 të punësuar.
Mos e humbisni mundesine e punesimit tuaj me nje menyre kaq te thjeshte:
Vizito tani >>> www.duapune.com