Punëkërkues

Puno me Kurum International Sh.A. - 6 vende te lira pune

Punëkërkues Të përgjithshme

Kompania Kurum e themeluar në vitin 1975, ka si fushë kryesore të biznesit prodhimin e hekurit dhe çelikut. Me më shumë se një mijë të punësuar në aktivitetet e saj të prodhimit, kompania operon në një rrjet të gjerë ndërkombëtar tregu, në Turqi dhe në Ballkan. Kürüm Iron, kompania lider e grupit , është një nga prodhuesit më të rëndesishëm në gjeografinë e vet ekonomike. Me shkallën e saj në rritje te suksesit, ajo renditet lartë në listën e "Top 500 Ndërmarrjeve Industriale të Turqisë ". Kurum International, me seli në Shqipëri, është një nga investimet më të rëndësishme të prodhimit të çelikut dhe të hekurit në Ballkan.

Kompania Kurum vazhdon të rritet dhe të vërtetojë investimet me misionin e saj për të kontribuar në zhvillimin e ekonomive të vendeve ku ajo vepron, duke udhëhequr në fushat e hekur - çelikut, energjisë dhe fusha të tjera strategjike në gjeografitë e vështira ekonomike.

Kurum International Sh.A. me vendndodhje në Elbasan është aktualisht duke kërkuar staf.

Kurum kërkon të punësojë:

Inxhinier Elektrik

Inxhinier Mekanik

Inxhinier Metalurg

Mekanik

Saldator

Operator Vinci

Disa kushte të punës:

- Puna do të jetë në Kombinatin Metalurgjik Elbasan.
- Sigurohet transporti edhe nga Tirana.
- Përvojë pune 1-2 vite.
- Preferohet njohja e gjuhës turke, por nuk është kusht.
- Çdo licencë e mundshme që dispononi në fushën profesionale përbën avantazh.

Për më shumë informacion dhe për të aplikuar klikoni mbi titujt e punëve ose këtu:

>> KURUM <<