
Gjatë muajit të kaluar, ekipi i blog.duapune.com vendosi të ndërvepronte në një formë të ndryshme me miqte tanë në
Facebook dhe
Instagram. Vendosëm te krijonim disa pyetësore për të kuptuar me shumë natyrën e audiences sonë. Synimi final që ne kemi është sigurisht të perceptojmë në mënyre sa më të saktë ato që në Marketing quhen
User dhe Buyer Personas, ose ndryshe profilet e personave që ndjekin faqet tona në mediat sociale.
Po ndajmë me ju disa nga statistikat që gjeneruam. Vetem 26% e votuesve në Facebook janë 30 deri në 50% dakort se një edukim cilësor në vendin tonë ndikon në një intervistë dhe perzgjedhje pune në Shqipëri. Kurse 74% të tjerët janë 70-90% dakort me këtë mendim. 86.5% e votuesve në Facebook kanë zgjedhur orarin 09:00-13:00 si periudhën më efektive të ditës për të punuar, ndërkohë që pjesa tjetër e tyre do të preferonin orarin 14:00-18:00. Kur i pyetem në Facebook “Preferoni të keni një biznes tuajin personal apo të punoni në një kompani / institucion?”, 60% e tyre do të zgjidhnin ‘Biznes Personal’. Duket se fryma e start-up-eve po vjen gjithmonë duke u rritur edhe në Shqipëri! 65% e votuesve në Facebook do të preferonin një pozicion pune në institucione shtetërore, krahasuar me 35% tjetër të cilët synojnë kompanitë private. 76% e votuesve në Facebook dhe 65% e votuesve në Instagram do të zgjidhnin që punen ta zhvillonin në ambjentet e zyrës në krahasim me ambjentin e shtëpisë. Më pak tundim nga Netfilx, jemi të sigurt :P Kur i pyetëm “Preferoni të punoni nën drejtimin e një menaxheri/pjesë e një zyre/kompanie apo të jeni Freelancer?”, 61.5% zgjodhën opsionin e parë. 48% e votuesve në Facebook dhe Instagram mendojnë se është Amerika vendi ideal për punë dhe karrierë. 52% tjetër zgjedhin Europën.
Twitter perdoret nga vetëm 17% e votuesve në Facebook kurse
LinkedIn nga vetëm 35% 47% e votuesve në Instagram do të donin të informoheshin për pozicione pune jashtë vendit, ndërkohë që 53% e tyre do të donin të dinin më shumë mundësi punësimi për brenda Shqipërisë. Twitter përdoret nga vetëm 10% e votuesve në Instagram kurse LinkedIn nga vetëm 28% 89% e votuesve në Instagram e aksesojnë portalin tonë nga mobile, kurse vetëm 11% e tyre nga web-i. 52% e votuesve në Instagram do të donin të informoheshin më shumë mbi teknika për një
letër motivimi të suksesshme kurse 48% tjetër dëshirojnë të kenë më shumë artikuj mbi
CV.
Ne do të zhvillojmë dhe studime të tjera në ditët në vijim. Bashkohuni me ne, ndani mendimet tuaja dhe le të njihemi më mirë. Ekipi i duapune.com – Miku juaj për punë dhe karrierë