
Një numër gjithnjë në rritje të studentëve të universiteteve që kërkojnë punë po bëhen viktima të mashtrimeve në kërkimin e punëve online. Duke qënë se treguesit e papunësisë mbeten mjaft të lartë në shumë vende, numri i studentëve që kërkojnë punë vazhdon të rritet duke sjellë kështu që mundësia për të gjetur punë të bëhet dukshëm më e vështirë.
Rritje e punëkërkuesve të rinj që bien viktima të mashtrimeve Mashtruesit po përfitojnë nga naiviteti i punëkërkuesve duke iu ofruar mundësi pune në dukje shumë tunduese dhe fitimprurëse. Gjithësesi, kur shprehin interesin për vendin e punës, ju komunikohet se duhet të dërgojnë paraprakisht një pagesë dhe do të marrin më vonë një faturë si përmbushje të detyrave të tyre.
Rritje në skemën e transferimit të parave E njohur zyrtarisht si skema e transferimit të parave, të tilla mashtrime po behen në rritje të vazhdueshme tepër të zakonshëm mes punëkërkuesve të rinj. Mashtruesit po përdorin dhënien e ofertave të punës me e-mail për të bërë punëkërkuesit të bien pre e kurtheve të tyre. Ofertat e punës variojnë duke përfshirë më së shumti rastet e mashtruesve të cilët u ofrojnë vende pune tepër tunduese të rinjve, duke i informuar më pas se rekrutuesi është sëmurë ose ka shkuar me pushime dhe ‘çuditërisht’ ka nevojë për fonde të menjëhershme. Problemi primar me mashtrime të tilla është se ato ulin ndjeshëm besimin e të rinjve në kërkimin e mëtejshëm të vendeve të punës. Në kohët kur tregu i punës së të diplomuarve apo punonjësve part-time është veçanërisht i dobët, punëkërkuesit e rinj duan akoma më shumë besim gjatë kërkimit të punës së tyre.