Punëkërkues

Si mund ta lë punën time me mirësjellje

Punëkërkues
Kontaktet që ju merrni në punë janë monedha juaj. Ish kolegët dhe ish punëdhënësit tuaj janë shumë të dobishëm për ndërtimin e rrjeteve të cilat janë të vlefshme kur ju të kërkoni për një tjetër punë. Këtu futet nevoja për referenca të vlefshme. Për këto arsye, bëni çdo përpjekje që mos të armiqësoheni me askënd dhe mbani mardhënie të mira me sa më shumë njerëz që keni mundësi kur të largoheni nga kompania. Ju nuk e dini por në të ardhmen mund të keni nevojë për ta. Shpjegoni pse po largoheni dhe flisni sa më të qetë pa bërë vërejtje përçmuese për kompaninë që ata vazhdojnë të punojnë. Përpara largimit: Mendoni njerëzit e duhur Shikoni rreth vetes dhe indetifikoni se kush mund t`ju ndihmojë në të ardhmen. Falenderoni shefin tuaj për mundësinë që ju ka dhënë dhe qartësoni se ju e keni vlerësuar shumë kohën që keni punuar  këtë kompani, pavarësisht nëse është e vërtetë kjo apo jo. Përpiquni të flisni me menaxherët e tjerë. Tregojini  se ju e vlerësoni punën si pjesë e skuadrës së tyre edhe pse ju nuk keni qenë direkt të lidhur me ta. Mbaroni punën tuaj Mardhëniet tuaja të mira mund të prishen në çdo moment. Ju mund ti bëni javët e fundit më të vlerësueshme nëse ju i bëni të gjitha ato që duhen bërë duke i treguar çdokujt sa profesionist ju jeni. Nëse po prisni një pagesë bonus atëhere qëndrimi sa më të fokusuar në punën tuaj është më i rëndësishëm. Krijoni dokumentin e dorëzimit Ju duhet të kijoni një dokument dorëzimi për supervizorët tuaj. Ky dokument duhet të përmbajë detaje se ku janë dosjet e rëndësishme, fjalëkalimet, çdo lidhje e krijuar si dhe çdo gjë tjetër që mund të ndihmojë një punonjës të ri. Mos harroni të përfshini kontaktet e rëndësishme, numrat e telefonit, adresat e emailit dhe çdo gjë tjetër që mund të nevojitet. Para se të largoheni mos u mburrni se ku jeni duke shkuar, se sa e madhe është kompania e re ose se sa ju do të fitoni. Bëhuni njerëzor dhe respektoni ndjenjat e atyre që jeni duke lënë pas. Kur të largoheni mos flisni keq për kompaninë dhe mos zbuloni sekretet e tyre. Kjo mund të ndikojë te ju në të ardhmen dhe punëdhënësi juaj i ri  mund ta pëcaktojë si pamaturi këtë veprim.