Punëkërkues

Si të bashkëpunojmë me shefat

Punëkërkues Trajnim dhe edukim Këshillimi i karrierës

bossShefat e mëdhenj ndajnë aftësi të ngjashme, si komunikues të qartë, dëgjues të mirë, dhe vendimarrës të sigurt, por gjithsesi cdo shef e ka një të metë në mënyrën e tij.  Megjithatë disa personalitete shefash janë kaq shumë të identifikueshëm sa janë bërë pjesë e kulturës. Këtu po ofrojmë dhe disa këshilla se si të merremi vesh me ta.

1. Shefi Autoritar Shefi autoritar, i pelqen të marr përsipër rrezikun,  dhe i pëlqen ti dramatizoj gjërat. Nga ana tjetër ai mund të jetë i dobët në komunikim. Ai është krijues, por edhe dyshues për të tjerët.

Në këtë rast është shumë e rëndësishme që ti vlersojmë për zgjuarsinë e tyre se si thellohen në drejtësi dhe se si gjejnë rrugëzgjidhje të shpejta për të kryer punë. Gjithashtu kur keni të bëni me një shef dyshues, bëni mirë të jeni specifik dhe të mos lini hapësira për keqinterpretim. Më e mira në këtë rast do të ishte që të mbanit një komunikim ndërmjet e-mail, për të qënë më të saktë.

2. Shefi Narcist

Zakonisht shefat narcist janë të vetë-titulluar. Ata e mbeshtjellin veten me një vel madhështie dhe janë tepër kritik ndaj punonjësve, e vendosin veten shumë lartë se të tjerë, dhe nuk i mirëpresin  reagimet e të tjerëve dhe nuk ka simpati.

Është e rëndësishme që të ruani qetësinë dhe të keni komunikim të vazhdueshëm dhe të qartë me këta lloj shefash.  Paraprijini problemet përpara se të ndodhin apo të bëhen edhe më stresuese. Menaxhojeni punën duke u shndërruar në një shembull i sjelljes së mirë.

3. Shefi i zakonshëm

Ky lloj shefi është mjaft i pëlqyeshëm por ndonjëherë ai nuk është i aftë. Ai e menaxhon punën por ndonjëherë ai nuk është shumë i zoti për të udhëhequr në mënyrë efektive.

Një nga strategjitë më të mira për t’u marrë me një shef të pavendosur është që ta trajnoni si këto vendime të mos i duken të frikshme. Pasiguria vjen si pasojë e faktit qe nuk do të bëjë gabime apo nuk do që të bëjë një figurë të keqe, kështu që përpiquni të gjeni mënyra për ta bërë shefin tuaj të shkëlqejë. 4. Shefi Autokratik

Zakonisht një shef i tillë është i madh dhe gjithmonë kontrrollon gjithçka, çdo gjë kalon nga ai . Ai është “mizor” dhe ndonjëher shumë i frikshëm.

Mënyra më e mirë për të bashkëpunuar me këta shefa është që t’i lini të kuptojnë se ju e vlerësoni mënyrën se si ata kontrollojnë gjithçka dhe kanë cdo gjë nën kontroll.  Tregojini që ju mund ti ndihmoni dhe ata mund të kenë besim tek ju.  Kështu pra në situata ankthi apo stresi ju mund të ndihmoni apo të gjeni zgjidhje.

5. Shefi i cili vendos limitet e durimit

Ky është shefi i cili krijon një ambjent konkurues në punë. Ai vendos qëllime dhe standarte të larta dhe është shumë kërkues tek punonjësit.

Me një shef i cili vendos qëllime të vështira për t’u arritur, kërkoni për sa më shumë detaje që të keni mundësi. Interesohuni për detaje se cilat janë hapat që duhen ndjekur ose kërkoni për ndonjë shembull i cili e ka kryer punën mirë. Ju duhet të tregoni që i vlerësoni shumë këto qëllime dhe të tregoni përkushtim për t’i arritur ato.