Punëkërkues

Si të jemi të sukseshëm në një intervistë?

Punëkërkues

job-interview-dressNëse doni të jeni një kandidat i veçantë atëhere ju  duhet të bëni përgatitje të veçanta. Përgatitja është gjëja e parë që do t’ju veçojë nga kandidatët e tjerë. Dëshironi të lini më tepër përshtypje? Përgatituni më shumë. Nëse jeni i fiksuar të përgatiteni për çdo aspekt të intervistës atëhere ju duhet të jeni gati për të rënë në sy. Duhet ta dini se përse po aplikoni për këtë punë. Ju e dëshironi një punë në mënyrë që ju të paguani për stilin tuaj të jetesës. Por cilat janë motivet tuaja? Përse ju intrigon kjo punë? Pse jeni kaq i apasionuar për këtë pozicion? Si lidhen vlerat tuaja me vlerat që do t’ju duhen për të bërë këtë punë?  Kjo është një pyetje e thellë dhe nëse e dini përgjigjen e saj atëhere  ju do dini se si ti përgjigjeni pyetjeve gjatë intervistës. Ju do të keni një ide më të mirë se përse ju jeni një kandidat i përshtatshëm për këtë pozicion dhe do ta keni më të lehtë për të promovuar veten tuaj si kandidati i duhur tek intervistuesi.

Kërkoni çfarë të mundeni për kompaninë. Ju keni nevojë të informoheni për vendin në të cilin ju do të punoni, jo vetëm për tu dukur më të interesuar gjatë intervistës por për të kuptuar nëse ju pëlqen kompania ku do të punoni apo jo. Edhe nëse kjo nuk është  një “karrierë për ju atëhere ka shumë mundësi që ju të jeni në vendin që dëshironi për një vit apo dy. Një vit mund të mos duket shumë por bisedoni me dikë i cili nuk e ka duruar dot  punën e tij për një vit të plot… dhe ata do t’ju thonë se 1 vit është një kohë e gjatë.  Shikoni se çfarë mund të gjeni në kompani që mund t’ju interesojë vërtet.

( fundi i pjesës së parë)

Përshtatur nga “99 Interview Tips That Will Actually Help You Get a Job”, James Clear