Punëkërkues

Si të përfundoni suksesshëm një intervistë pune

Punëkërkues
Foto 30Kur ju jeni në fund të një interviste, mund të ndjeheni të kënaqur sepse jeni pergjigjur shumë mirë tek të gjitha pyetjet, kështu që tani mund të relaksoheni dhe të merrni frymë lirisht. Nëse mendoni kështu, gaboheni. Impresioni në fund të intervistës është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Ka shumë mundësi që t’ju bëhet pyetja klasike: “Keni ndonjë pyetje për ne?” dhe ju duhet që me anë të kësaj pyetjeje të pozicionoheni si një kandidat i duhur. Më poshtë janë disa këshilla sesi mund ta bëni këtë. Tregoni se keni bërë kërkime Punëdhënësit zakonisht pëlqejnë ata individë që kanë lexuar dhe dinë ecurinë e kompanisë apo të tregut ku ajo operon. Kështu ju mund të tregoni se çfarë keni dëgjuar së fundmi për këtë kompani dhe sesi e shihni veten pjesë të saj. Shfaqni interes  Gjatë intervistës ju duhet të keni treguar interes për pozicionin, por në fund të saj çelësi i suksesit është që të tregoni se ju jeni gati të merrni përsipër çdo sfidë që lidhet me këtë pozicion. Në fund të intervistës, ju mund ta pyesni punëdhënësin se cilat janë disa nga aftësitë që duhen për të zgjidhur problemet në pozicionin ku ju po aplikoni. Më pas përpiquni të shpjegoni se ju i keni tashmë këto aftësi dhe do t’i përdorni ato gjatë punës suaj. Vizioni për të ardhmen  Para se ju të fitoni një pozicion pune, sigurohuni se ky pozicion do t’ju mundësojë sukses profesional. Mund t’i drejtoni punëdhënësit pyetje si: “Çfarë prisni ju që një i punësuar i suksesshëm të bëjë për ju në muajin e parë të punës?” ose “Çfarë prisni ju që të arrijë një i punësuar në këtë pozicion për një vit?” Tregoni entuziazëm  Mos harroni që ndonjëherë pozicionin nuk e fiton kandidati më i kualifikuar, por ai që tregohet më i gatshëm, më entuziazt për këtë punë. Në fund mund të thoni një fjali si: “Jam shumë i lumtur që mund të jem pjesë e kompanisë suaj dhe mendoj se mund të përshtatem shumë me këtë pozicion.” Mos harroni që nuk duhet asnjëherë ta mbyllni intervistën duke folur për aspekte si përfitimet tuaja, paga apo pushimet. Këtu vlen më së miri shprehja e John F. Kennedy: “Mos pyesni se çfarë shteti duhet të bëj për ju, pyesni çfarë mund të bëni ju për shtetin.” ku shteti në këtë rast është kompania.