Punëkërkues

Si të përmirësojmë performancën tonë në punë?

Punëkërkues Trajnim dhe edukim

article-page-main-ehow-images-a06-eu-52-chief-performancePerformanca jonë në punë kalon nëpërmjet tre elementëve të rëndësishëm.

Ndërgjegjësimi faktor çelës

Duke u bërë më i vetëdijshëm për situatën tënde aktuale, më i vetëdijshëm në lidhje me çfarë do të thotë puna në të vërtetë për ty, si edhe çfarë e përbën performancën dhe si mund ta përmirësosh atë…ti rrit nivelin e ndërgjegjësimit. Më pas, gëzimi, kënaqësia dhe përmirësimi i performancës tënde në punë do të të ndjekin fill pasi ti të kesh ngritur nivelin tënd të ndërgjegjësimit.

Kënaqësia në punë

Pasi të kesh rritur ndërgjegjësimin, hapi tjetër është të gjesh kënaqësinë, të zbulosh çfarë të kënaq dhe tërheq ty në punën që bën. Kjo gjë do të ketë një ndikim direkt në jetën tënde të punës, pasi puna, sipas opinionit tonë ka nevojë të jetë shumë më shumë…se thjeshtë rezultate.

Të mësuarit

Të mësuarit është ndoshta pjesa më e rëndësishme, pasi pa të nuk mund të ketë themel dhe përmirësimi i performancës nuk mund të ndodhë. Menjëherë pasi kënaqësia dhe të mësuarit të kenë zënë vend, përmirësimi i performancës do të rritet dukshëm dhe pa ndonjë përpjekje të madhe. Kujto gjithmonë se: nuk mund të ketë përmirësim pa patur ndryshim, dhe asnjë ndryshim nuk mund të shfaqet pa mësuar!