Punëkërkues

Si të ushqeheni shëndetshëm në punë?

Punëkërkues Psikologjia e punës

Përmirësoni gjendjen shpirtërore dhe produktivitetin tuaj në punë me këto këshilla nga ushqimet e lehta dhe hidratimi deri te planifikimi për një regjim ushqimor të shëndetshëm.

Mënyra e ushqyerjes dhe stili i jetesës mbeten një sfidë e përhershme e kohës. Ne kalojmë pjesën më të madhe të ditës në punë dhe gjatë kësaj kohe zakonisht nuk lëvizim shumë. Mënyra e ushqyerjes nuk ndikon vetëm në shëndetin tonë, por mund të ndikojë në performancën tonë në punë duke ulur përqendrimin, duke shkaktuar nervozizëm dhe padurim.

Të gjithë e dimë se duhet të ushqehemi me një dietë të ekuilibruar dhe të bëjmë ushtrime rregullisht, por është më lehtë të thuhet se sa të bëhet.

Ju mund të ndiqni këto këshilla:

  • Edukoni veten

Shumica prej nesh do të dinë se çfarë është e shëndetshme dhe çfarë jo, por ushqyerja e shëndetshme është më komplekse sesa mirë apo keq.

Duke u informuar dhe edukuar veten, do të jeni në gjendje të bëni ndryshime të thjeshta dhe të lehta në dietën tuaj për rezultate më të shëndetshme dhe performancë më të mirë të punës. Për shembull, një tost me vezë është një mëngjes më i mirë sesa buka me reçel duke shtuar sasinë e sheqerit në vend të proteinave, zinkut, hekurit dhe vitaminës D. Është gjithashtu një mit që vezët kontribuojnë në kolesterol të lartë. (për të qenë më të sigurtë merrni dhe këshillën e një dietologu )

  • Krijoni një rutinë të shëndetshme

Një pjesë e arsyes se pse ne biem "pre" e zakoneve të këqija është sepse ne nuk planifikojmë dhe nuk krijojmë një rutinë të shëndetshme. Duke krijuar një rutinë do të jeni të përgatitur për vaktet dhe do t’i thoni jo ëmbëlsirave apo ushqimeve të shpejta “fast-food”.

Ajo që është më e rëndësishmja është që do të merrni vendimet për ushqimin përpara se të jeni të uritur.

Çelësi qëndron te thjeshtësia:

Përgatisni një vakt të lehtë që mund t'a merrni në punë. Pjesë e këtij vakti mund të jenë zarzavatet, perimet apo dhe frutat e thata. Disa ide: https://www.duapune.com/blog/duapunecom/disa-ushqime-te-mira-qe-mund-te-konsumoni-ne-pune

  • Mos i shmangni vaktet

Mënyra se si ushqeheni dhe ajo çfarë konsumoni janë po aq të rëndësishme sa të ngrënit mirë dhe kombinimi i duhur i produkteve ushqimore. Këshillohet të mos i lini vaktet dhe të përfshini produktet e duhura ushqimore në dietën tuaj.

Shmangia e vakteve ushqimore ka disa efekte negative:

  • Ka më shumë mundësi të fitoni peshë sepse do të kosnumoni më shumë ushqim njëherësh në një moment të dytë
  • Ndikon negativisht në humor
  • Ndikon në përqendrim dhe energjia bie
  • Qëndroni të hidratuar

Dehidratimi në punë mund të shkaktojë mungesë përqëndrimi, redukton aftësitë kognitive, reagim të ngadaltë, madje ndikon dhe në motivim. Kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme të qëndrojmë të hidratuar, duke konsumur shpesh ujë dhe jo pije që përmbajnë sheqerna apo të gazuara.

Në disa vende konsumimi i disa llojeve pijeve energjike në ambientin e punës ka qenë i ndaluar, pasi përmbanin nivele të larta kafeine dhe kishin efekte negative në shëndet.

Konsumimi i pijeve alkoolike pas pune rrit moralin tuaj, por ndikon negativisht në ditën tjetër të punës, duke shkaktuar gjumë dhe dehitratim, keshtu qe kujdes me sasinë.

  • Konsumimi i shëndetshëm i drekës

Një drekë ideale duhet të përmbajë ekuilibrin e duhur të proteinave, sheqernave, yndyrave, fibrave, karbohidrateve dhe lëndëve ushqyese të tjera. Një studim zbuloi se sa më shumë fruta dhe perime të konsumonin njerëzit (deri në 7 porcione), aq më të lumtur, më të angazhuar dhe më kreativë ishin. Kjo për shkak se frutat dhe perimet përmbajnë lëndë ushqyese jetike që inkurajojnë prodhimin e dopaminës, e cila luan një rol në të qenit kreativ, të motivuar dhe të angazhuar. Ja cilat janë disa nga ushqimet që ju bëjnë të lumtur: https://www.duapune.com/blog/duapunecom/ushqimet-te-cilat-ju-bejne-te-lumtur-ne-pune-dhe-jo-vetem

Këshilla për drekën

  • Merrni kohë për të konsumuar drekën tuaj
  • Përgatitni drekën tuaj në shtëpi
  • Gjeni një mik/mikeshë dreke
  • Mos hani në tryezën tuaj ,është shumë më e lehtë t'a teproni nëse shpërqendroheni
  • Shmangni ushqimet e përpunuara / paketuara
  • Konsumoni ushqime të shëndetshme gjatë nënvakteve

Ndërsa shumë njerëz përpiqen t'i shmangin nënvaktet konsumimi i produkteve të duhura ushqimore mund të ndihmojë në mbajtjen e niveleve të energjisë gjatë gjithë ditës.

Pra, çfarë mund të konsumoni gjatë nënvakteve në punë?

Konsumoni arra dhe fara, fruta dhe perime - për shembull, karrotat, specat, selinoja janë ushqime të shkëlqyera. Nëse uria është një shpërqendrim i veçantë, provoni disa nga këto ushqime me proteina të larta: vezë të ziera, kos, djathë (jo të përpunuar) etj. Pjesa më e rëndësishme e kësaj liste, është përgatitja. Përgatitni një qese ose një kuti me fruta të thata në shtëpi.

  • Zgjidhni ushqimet që kanë efekt pozitiv në mirëqenien tuaj mendore dhe fizike

Është e vështirë të jesh 100% i përkushtuar për një dietë të shëndetshme 100% të kohës.

Disa këshilla:

  • Konsideroni vlerat ushqyese të çdo produkti që shtoni në listën tuaj të blerjeve
  • Mos hani në bazë të urisë suaj pasi mund të tundoheni të hani më shumë nga sa ju duhet
  • Filloni me porcione të vogla, prisni dhe hani më shumë nëse keni nevojë
  • Hani ngadalë duke marrë kafshime të vogla dhe përtypni plotësisht.
  • Ju nuk duhet të hani gjithçka në pjatën tuaj

Duke praktikuar strategjitë dhe taktikat që trajtuam do të jeni në rrugën drejt përmirësimit të performancës së punës, si dhe shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme.

“Miku juaj për punë dhe karrierë” – duapune.com