Trajnim dhe edukim

Trajnimi "Kompensimi dhe Benefitet"

Trajnim dhe edukim
   Duapune, DM-Consulting në vijim të kryerjes me sukses të trajnimeve mbi Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të Aplikuara, njofton organizimin e modulit të rradhës "Kompensimi dhe Benefitet " praktikat e proceseve të punës, me template...organizim i plotë i punës së një specialisti HR.  BIO e Trajnueses :  Trajnuesja është konsulente e pavarur për burimet njerëzore. Certifikuar nga CORNELL University në New York "Mbi Studimet e Burimeve Njerëzore". Përvojë shumë vjeçare si Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në sistemin financiar si dhe në mësimdhënie në Universitet. Temat që do të trajtohen në modulin e "Kompensimi dhe Benefitet ",  janë si më poshtë :
  • Vlerësimi  i pozicionit
  • Principet e strategjive të pagesave
  • Komponentët e një strukture pagash
  • Faktorët që influencojnë nivelet e pagave
  • Sistemi i pagesës dhe Struktura e gradës / nivelit
  • Administrimi i pagesave
  • Kodi i punës sa i përket pagesave
  • Promovimet / Uljet në detyrë
  • Lejet vjetore, lindjeje etj
  • Shpërblimet Vjetore
  • Shpërblimi  për objektiv të arritur
  • Stimujt dhe Benefitet
  • Benefitet e njohura ligjërisht
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do do të pajisen me një çertifikatë pjesëmarrjeje. Kohëzgjatja :  8 orë ( 10.00 - 18.00 ) Çmimi : 9000 Lekë ( TVSH e pa përfshirë) Data e Trajnimit : 04 Nëntor 2017  Dita : E shtunë Vendodhja : Salla e Trajnimit "Hotel de Paris" Për informacione të mëtejshme dhe për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim na shkruani në  e-mail: [email protected] Cel: +355 (0) 69 20 31 582 Faleminderit !