Trajnim dhe edukim

Trajnimi “Për Shërbim më të mirë ndaj Klientit”

Trajnim dhe edukim
                          DM Consulting Services Albania organizoi trajnime në Soft skills me titull “Për Shërbim më të mirë ndaj Klientit”. Trajnimet u mbajtën gjatë muajve tetor dhe nëntor 2018 në sektorin bankar. Në seancat e trajnimeve morën pjesë grupe punonjësish të pozicioneve të ndryshme nga Banka Kombëtare Tregtare. U zhvilluan dhe u trajtuan tematika dhe problematika të hasuara çdo ditë nga stafi, të cilat u trajtuan me ekspertizë dhe profesionalizëm nga trajnerët. Çdo rast i parashtruar u diskutua dhe u ofruan zgjidhje relevante sipas rastit duke ju referuar metodave dhe teknikave më të mira që përdoren në treg. Rëndësi ju kushtua përmirësimit dhe zhvillimit të teknikave të reja në komunikim, shërbim klienti dhe shitje, duke ndjekur hap pas hapi proceset e punës që zhvillohen nga stafi duke i analizuar ato dhe duke evidentuar pikat ku ka nevojë më tepër për përmirësimin e tyre.