Kreu > Për PunëkërkuesPër Punëkërkues

Sipas përkufizimit Punëkërkues tek duapune.com, punëkërkues quhet çdo persona i cili rregjistrohet paraprakisht tek duapune.com. Rregjistrimin mundëson: plotësimin e profilit, krijimin e CV-së dhe aplikimin për një pozicion të hapur pune. Punëkërkues mund të jetë me status i papunë dhe po kërkon punë, mund të jetë i punësuar por po kërkon punë më të mirë, si dhe karrierë më të mirë, ose po vëzhgon ecurinë e tregut të punës. Platforma i mundëson çdo punëkërkuesi disa shërbime kryesore bashkëshoqëruese si më poshtë:

Menaxhimi i profilit personal

Kjo cilësi mundëson plotësimin e të gjitha të dhënave personale që nevojiten për tu shfaqur në CV tuaj. Të gjitha të dhënat janë të modifikueshme. Tek ky profil mund të zgjidhni dhe profesionet më të preferueshme, e cila ju ndihmon që të lidhni më mirë profilin tuaj me punët e shpallura.Si punëkërkues i rregjistruar në duapune.com, ju lajmëroheni nga duapune.com me e-mail për punët e reja të publikuara gjatë javës dhe për informacione të tjera informative dhe edukative.

Edukim i karrierës

Platforma e duapune.com shoqërohet me një blog edukativ për punë, karrierë, dhe aftësi e cila mbart materiale dhe artikuj edukativë si: këshilla për krijimin e CV-së, këshilla për intervista pune, shembuj të krijimit të CV-së, etj... (blog.duapune.com) “Udhëzuesin e Karrierës tuaj”, libër elektronik që ju ofron informacion të strukturuar përsa i përket hapave që një individ duhet të ndjekë për të pasur një karrierë të qëndrueshme dhe të suksesshme. “Indeksin e punësimit”, prej të cilit mund të krijohet një pasqyrë e tendencave të tregut të punës në vitet e fundit në Shqipëri.(www.duapune.com/indeksipunesimit), bazuar vetëm tek të dhënat e përpunuar tek duapune.com

Historiku i aplikimeve

Kjo karakteristikë mundëson që të shikohet dhe konsultohet historiku i aplikimeve në kohë.Për çdo aplikim jepet emri i Kompanisë, titulli i pozicionit, CV dhe dokumenta shtesë që janë përdorur për aplikimet.

Komunikimi i brendshëm me kompanitë

Çdo punëkërkuesi i mundësohet komunikimi me mesazhe me kompanitë ku ka aplikuar, gjë që mundëson sqarimin e pyetjeve që lidhen me pozicionin e punës për të cilën ka aplikuar, direkt nga punonjësit e specializuar të kompanisë.

Menaxhimi i dokumentave shtesë

Platforma lejon që punëkërkuesi të ngarkojë në llogarinë e tij personale, dokumenta shtesë të cilat plotësojnë profilin e kandidatit, duke mundësuar kështu edhe përdorimin e tyre sipas kërkesave specifike të punëve të shpallura për dokumenta si letër interesi, çertifikata, diploma, referenca, dëshmi etj...

Statistika

Platforma prodhon disa statistika të vlefshme për punëkërkuesin, si p.sh:

  1. Numrin e punëvë të reja të publikuara gjatë javës aktuale
  2. Numrin e aplikimeve për vënde pune të shpallura nëpërmjet duapune.com
  3. Numrin e punëve sipas preferencave tuaja, dhe punët specifike
  4. Numrin total të punëve aktive

Menaxhimi i CV-ve

duapune.com mundëson krijimin e CV-së (“Krijoni CV tuaj”) sipas disa hapave që ndërmerren për plotësimin e disa fushave që shfaqen gjatë proçesit të krijimit të CV-së.Platforma mundëson krijimin e disa CV-ve, në përputhshmëri me pozicionet e punës të përshtatshme për aplikim.CV-në mund të krijohet sipas formatit të përcaktuar në sistem, ose ta ngarkoni nga kompjuteri juaj. Rekomandohet përdorimi i formatit të duapune.com si një format modern, dhe lehtësisht i lexueshëm nga punëdhënësit, për të krijuar lehtësira në të ardhmen.CV-ja e krijuar në sistemin e duapune.com është e modifikueshme, dhe rekomandohet të përditësohet në mënyrë periodike me informacione të reja mbi edukimin, eksperiencën e punës apo dhe me aftësi të tjera.CV-në e plotësuar me duapune.com mund ta konvertohet në format PDF, të ruhet dhe të printohet. Ajo mund të përdoret dhe si CV për tu dërguar tek punëdhënës të tjerë që nuk janë pjesë e duapune.com

Duapune.com është një platformë online për punë dhe karrierë më të mirë (#duapune) për të ndihmuar punëdhënësit
të gjejnë dhe të punësojnë personin më të mirë në Ballkan, dhe në vendet në zhvillim me cmime të arsyeshme
dhe cilësi të lartë duke përdorur teknologjinë më të fundit.