Evente

duapune.com pjesemarres ne Panairin e Punes dhe Aftesive 2022

Evente

Sot në Durrës, në datë 24 Maj 2022 tek sheshi Liria u zhvillua Panairi i Punës dhe Aftësive nga AKPA i mbështetur nga Bashkimi Europian.

Mbi 30 kompani pjesëmarrëse të sektorit HOREKA, ndërtim, IT dhe konsulencë etj u prezantuan sot qytetarëve të Durrësit dhe jo vetëm: mundësi punësimi, internship-e etj.

duapune.com u përfaqësua me stendën e saj, ku ekipi mirëpriti punëkërkues te grupmoshave të ndryshme, dha informacion mbi mundësitë e punësimit që janë aktive në duapune.com dhe këshilloi të rinjtë për zhvillimin e një karriere sa më të suksesshme.

I ftuar ishin dhe kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Znj. Delina Ibrahimaj me të cilën pati një bisedim me ekipin e duapune.com rreth mundësive të punësimit për rininë.

Stafi duapune.com falenderon të gjithë pjesëmarrësit dhe ju mirëpret në organizime të tjera.