Punëdhënës

Disa këshilla për menaxhimin e punonjësve në distancë

Punëdhënës Covid 19
Në përgjigje të pasigurive të paraqitura nga COVID-19 shumë  kompani dhe universitete u kanë kërkuar punonjësve te tyre të punojnë në distancë. Ndërkohë që pothuaj çereku i fuqisë punonëtore në Amerikë tashmë po punon nga shtëpia, të paktën në një pjesë të kohës, politikat e reja i kanë detyruar shumë punonjës dhe menaxherët e tyre të punojnë jashtë zyrave dhe të ndarë nga njëri tjetri, për herë të parë. Sfidat më të zakonshme të punës në distancë Si fillim, menaxherët duhet të kuptojnë faktorët që e bëjnë punën në distancë veçanërisht të kërkuar, përndryshe punonjësit me performancë të lartë mund të pësojnë rënie në performancën dhe angazhimin e tyre kur ata fillojnë të punojnë në distancë. Kjo është më e shprehur në mungesë të përgatitjes dhe trajnimit të tyre. Por, cilat janë sfidat e të punuarit në distancë?
  1. Mungesa e mbikqyrjes ballë për ballë
Mbikqyrësit dhe menaxherët janë të shqetësuar për performancën e punonjësve për sa kohë nuk kanë ballafaqim me ta.
  1. Mungesa e aksesit të informacionit
Punonjësit në distancë shpesh herë befasohen nga koha dhe energjitë që u duhet për të këmbyer informacion me kolegët.
  1. Izolimi social
Vetmia është një nga ankesat më të shpeshta të punës në distancë. Punonjësit ankohen për mungesën e ndërveprimit shoqëror në vendin e punës.
  1. Hutimi në shtëpi
Rrethanat e jetës në shtëpi përfshirë praninë e familjarëve ndikojnë në cilësinë e performancës. Si mund t’i mbështesin menaxherët punonjësit në distancë? Menaxherët duhet të :
  1. Vendosin kontrolle të strukturuara.
Shumë menaxherë të suksesshëm u telefonojnë çdo ditë punonjësve të tyre në distancë.
  1. Përdorin opsione të ndryshme të teknologjive të komunikimit.
Vetëm emaili nuk mjafton. Punonjësit në distancë përfitojnë nga përdorimi i një teknologjie më moderne. (Whatsapp, Zoom, Viber, Slack, Microsoft Teams)
  1. Përcaktojnë mënyrat e funksionimit të komunikimit
Për komunikimet urgjente përdoren të tjera mënyra, ndërkohë që për takime periodike përdoren të tjera. Këto të fundit planifikohen paraprakisht.
  1. Japin mundësi edhe për bashkëveprim social në distancë.
Menaxherët duhet të krijojnë mundësi që përveç punës, në kanalet e komunikimit punonjësit të shkëmbejnë edhe informacion jo të lidhur me punën.
  1. Ofrojnë inkurajim dhe mbështetje emocionale
Është shumë e rëndësishme për menaxherët të vlerësojnë stresin, ankthin dhe shqetësimet e punonjësve dhe të krijojnë empati për përpjekjet e tyre. Studimet mbi Inteligjencën Emocionale dhe “Infektimin Emocional” tregojnë se punonjësit kërkojnë nga menaxherët e tyre sugjerime se si të veprojnë ndaj ndryshimeve të befasishme apo ndaj situatave të krizës. Nëse menaxherët përcjellin shqetësim, stres dhe pafuqi tek punonjësit do të ndodh ajo që quhet efekti “trickle-down”. Ndërkohë drjetuesit efektivë ndërmarrin një qasje me dy drejtime, duke pranuar dhe mirëkuptuar stresin dhe ankthin e punonjësve në rrethana të vështira, por edhe duke afirmuar besimin e punonjësve tek ekipi i tyre, nëpërmjet frazave të tilla si “ne e kemi situatën në kontroll”, apo “është e vështirë, por unë e di se ne mund ta zgjidhim atë”, apo “le të gjejmë mënyrat se si mund të përdorim pikat tona më të forta gjatë kësaj kohe”. Me këtë mbështetje, punonjësit ka më shumë të ngjarë të marrin përpsipër sfidat me një qëllim dhe përqendrim të qartë.   Përshtatur nga Emi Oga Për të lexuar artikullin e plotë burimi: https://hbr.org/2020/03/a-guide-to-managing-your-newly-remote-workers "Miku juaj për punë dhe karrierë" - duapune.com