Punëkërkues

Këshilla për tu tërhequr nga puna juaj

Punëkërkues Trajnim dhe edukim

businessmanNëse jeni duke menduar për të lënë punën tuaj, mos harroni se është po aq e rëndësishme sikurse po shkoni në një vend tjetër pune. Më poshtë janë tre këshilla të cilat ju drejtojnë se si mund të kryeni një shkëputje nga puna brenda normave dhe rregullave të pranueshme dhe të arsyeshme: 1. Jini pozitivë. Kur t’i jepni lajmin shefit tuaj, përpiquni të jeni të sigurtë dhe të shprehni qartë idenë dhe fjalën tuaj, pasi kjo do ju ndihmojë edhe në karrierën tuaj më vonë. Nëse keni ndonjë feedback konstruktiv, atëherë planifikoni një takim të veçantë për të diskutuar këtë me shefin tuaj. 2. Gjeni zëvendësin tuaj. Largimi nga një punë është pjesë e vështirë edhe për ekipin apo menaxherin tuaj, kështu që mënyra më e mirë është që para se të largoheni, të gjeni personin e duhur dhe të kualifikuar që të mund t’ju zvendësojë, në këtë mënyrë ju nuk do të lini ekipin tuaj në baltë. Ofrojini gadishmërinë personit që do ju zvendësojë që do t’i qëndroni afër  dhe do ta ndihmoni. 3. Qëndroni në kontakt. Mos ndërprisni të gjitha kontaktet apo komunikimin me kompaninë edhe sikur të keni patur ndonjë përvojë të keqe, sepse shpesh ndodh që ish-kolegët apo dhe menaxherët tuaj të mëparshëm t’ju ndihmojnë në të ardhmen.