Postuar më: April 4, 2011
Shumë punonjës edhe pse janë në një punë të mirë, të paktën ashtu si ata e konceptojnë “punë të mirë”, shpesh ndodh që të jenë të pakënaqur apo të kenë boshllëqe që ndikojnë në kënaqësinë e ofruar nga puna. Për të shmangur këto gjendje pakënaqësie në punë, përpiquni të gjeni përgjigje për pikat e mëposhtme të cilat do ju ndihmojnë të gjeni balancën në punë.
1. Çfarë ju pëlqen të bëni? Në qoftë se ajo që bëni, ju pëlqen dhe është e dobishme në punë, atëherë ajo duhet të jetë pjesë e karrierës suaj atje. 2. Çfarë bëni ju më mirë? Shumë njerëz kalojnë vite të tëra duke u përpjekur për të përmirësuar pikat e dobëta të tyre. Përqëndroni energjitë tuaja në punët që ju bëni më mirë në pozicionin tuaj të punës. 3. Çfarë është e vlefshme për kompaninë tuaj? Kuptoni se si pikat tuaja të forta dhe të veçanta mund t’i përdorni për më të mirën e ekipit dhe kompanisë tuaj. Një ndjenjë përgjegjësie dhe kontributi do t’ju bëjë të ndiheni më të angazhuar.