Të përgjithshme

Ekipi i duapune.com retreat day

Të përgjithshme

Në datë 22 Korrik 2022 ekipi i duapune.com organizoi Retreat-in e radhës për vitin 2022.

Udhëtimi filloi në oren 09:00 me nisjen drejt Petrelës një fshat në jug të Tiranës. Mëngjesi u shijua në natyrë tek Fustanella Farm , një restorant piktoresk i cili ruante stilin karakteristik të shtëpive të asaj zone. Pas mëngjesit nën drejtimin e guidës Fatjon Plaku, eksplorator i tureve profesoniste , ekipi i duapune filloi  ecjen përreth kalasë së Persqopit e cila daton që në shekullin IV para erës sonë ku dalluam dhe një varr monumental dhe murin e kalasë.
Varri monumental i përket të njëjtes periudhë të krijimit të vendbanimit të Persqopit, dimensioni i të cilit e bën kaq të veçantë sa na con të mendojmë që i përkiste një personi të një rangu të lartë, pjesë e një elite ose mund ti përkiste një mbreti Ilir.
Pas ecjes prej 3 orësh në një natyrë të mrekullueshme përmes ullinjëve dhe bimësisë së dendur, Retreat-i u ndal sërish në fermë për shplodhje por edhe për tu kënaqur me shijen e  një dreke tradicionale me ushqime bio të gatuara mrekullisht. Më pas në grupe të veçanta u organizuan aktivitete dhe lojra që ndihmojnë bashkëpunimin në grup dhe njohjen më të mirë të njëri - tjetrit. Aktivitete të tilla do të jenë më të shpeshta në duapune me qëllim mbajtjen e marrëdhenieve pozitive dhe shpirtit të grupit.

Pushime te mbara nga duapune.com