Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Konsulent Shitjesh dhe Klientësh

Tirane, Shqipëri 16-10-2026 edhe 13 ditë

Tirane

ENPI SHPK
kërkon të punësojë:

KONSULENT SHITJESH DHE KLIENTËSH

  • Ofron informacion dhe asistencë profesionale për klientët që kontaktojnë kompaninë 
  • Prezanton produktet, shërbimet dhe zgjidhjet e kompanisë sipas kërkesave të klientëve 

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120838
Kategoria e Punës / Profesioni:
Konsulent Shitjesh
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
0 vite (Pa eksperiencë)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
16-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Qëllimi i Pozicionit

Konsulenti i Shitjeve dhe Klientëve është përgjegjës për menaxhimin e komunikimit dhe procesit të shitjes direkte për klientët e kompanisë ENPI. Ky rol siguron ofrimin e informacionit korrekt mbi produktet, shërbimet dhe zgjidhjet e kompanisë, duke garantuar një eksperiencë profesionale, të strukturuar dhe efikase për klientët.

Konsulenti kontribuon në mbështetjen e aktiviteteve komerciale, administrimin korrekt të kërkesave të klientëve dhe koordinimin me departamentet përkatëse për realizimin e porosive dhe projekteve.
Gjithashtu, Konsulenti i Shitjeve dhe Klientëve mbështet përdorimin dhe administrimin e moduleve të Shitjeve dhe CRM në sistemin ERP Odoo, duke siguruar regjistrimin korrekt të klientëve, ofertave, porosive dhe komunikimeve tregtare në sistem.


Detyrat

Përgjegjësitë Kryesore

  • Ofron informacion dhe asistencë profesionale për klientët që kontaktojnë kompaninë
  • Prezanton produktet, shërbimet dhe zgjidhjet e kompanisë sipas kërkesave të klientëve
  • Menaxhon kërkesat, pyetjet dhe komunikimet e klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase
  • Përgatit oferta bazë, preventivë dhe dokumentacionin fillestar të shitjes
  • Koordinon kërkesat e klientëve me departamentet teknike dhe operative të kompanisë
  • Ndjek procesin e porosive dhe informon klientët mbi statusin e realizimit
  • Kontribuon në ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve profesionale me klientët
  • Siguron regjistrimin korrekt të klientëve dhe aktiviteteve të shitjes në sistemin ERP Odoo
  • Mbështet administrimin e moduleve CRM dhe Sales në Odoo ERP
  • Siguron përditësimin korrekt të databazës së klientëve dhe historikut të komunikimeve në sistem

Detyra Operative

  • Pranon dhe trajton kërkesat e klientëve në sportel, telefon ose email
  • Përgatit oferta të thjeshta komerciale dhe dokumentacion mbështetës sipas procedurave të kompanisë
  • Regjistron klientët, ofertat dhe porositë në sistemin Odoo ERP
  • Përditëson të dhënat e klientëve dhe statusin e porosive në sistem
  • Bashkëpunon me Departamentin e Projekteve për sqarime teknike dhe përshtatjen e zgjidhjeve sipas kërkesave të klientëve
  • Koordinon me Departamentin e Prodhimit për informacion mbi afatet dhe disponueshmërinë
  • Punon me Departamentin e Financës për çështje që lidhen me çmime, pagesa dhe faturim
  • Bashkëpunon me Departamentin e Blerjeve dhe Magazinën për informacion mbi disponueshmërinë e materialeve
  • Përgatit raporte periodike mbi aktivitetin e shitjeve dhe kërkesat e klientëve
  • Ndjek kënaqësinë e klientit dhe adreson problematika operative sipas procedurave të kompanisë

Autoritet dhe Vendimmarrje

  • Propozon mundësi për përmirësimin e shërbimit ndaj klientit dhe procesit të shitjes
  • Jep sugjerime mbi nevojat dhe kërkesat e klientëve për përmirësimin e ofertës së kompanisë
  • Negocion kushte bazë të shitjes brenda limiteve të përcaktuara nga kompania
  • Eskalon çështje teknike, kontraktuale ose financiare tek menaxhmenti përkatës
  • Raporton problematika ose devijime të identifikuara në proceset operative dhe në sistemin ERP Odoo

Linja e Raportimit

  • Raporton drejtpërdrejt te Business Development Manager / CEO , COO
  • Paraqet raporte periodike mbi aktivitetin e shitjeve, klientët dhe porositë në proces
  • Raporton mbi përdorimin dhe problematikat operative të moduleve Sales dhe CRM në Odoo ERP

Ndërveprimi Ndër-departamental

Konsulenti i Shitjeve dhe Klientëve bashkëpunon ngushtë me:

  • Departamentin e Projekteve për përgatitjen e ofertave dhe sqarimeve teknike
  • Departamentin e Prodhimit për informacion mbi afatet dhe kapacitetet operative
  • Departamentin e Financës për çështje që lidhen me çmime, pagesa dhe faturim
  • Departamentin e Blerjeve dhe Magazinën për informacion mbi disponueshmërinë e materialeve
  • Departamentet operative për integrimin korrekt të proceseve të shitjes në sistemin ERP Odoo

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Aplikoni në : +355684075400 ose [email protected]


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


Enpi shpk

Firma "ENPI" shpk e cila ka nje aktivitet me shume se 25 vjet ne tregun e industrise elektrike me cmimet me konkuruese, eshte e profilizuar ne tregetimin dhe instalimin e pajisjeve per Linja transmetimi deri ne 400 kV, linja shperndarje te energjise elektrike si dhe Impjanteve fotovoltaike.
Materialet qe ne tregetojme jane :
• Percjelles OPGW, Al, ALC dhe Cu te zhveshur dhe izoluar
• Kabllo Al dhe Cu 1kV deri ne 35-110kV
• Aksesore per kabllo deri ne 110 kV
• Shtylla te zinguara deri ne 400 kV
• Izolatore dhe morseteri per nenstacione dhe linja deri ne 400 kV
• Panele fotovoltaik, Invertera, Aksesore per impjante fotovoltaik, Stabilizatore, Ups, Gjeneratore, Transformatore Fuqie, Cela 10kV deri ne 40.5kV, Panele, Ndares 10kV - 110kV, dhe cdo pajisje qe nevojitet per linjat e Shperndarjes dhe Transmetimit.