MENAXHER SHITJESH
- Diplomë në Administrim Biznes.
- Eksperiencë e mëparshme në shitje.

EVEREST shpk - Kompania linder në prodhimin e profileve të aluminit dhe të fasadave të ndërtesave, shpall vende vakante për pozicionet e Menaxherit të Shitjes për rajonet Jug-Lindje, Jug-Perëndim dhe Veri, si pjesë e projektit për të zgjeruar ekipin tonë të shitjeve. Kandidatët duhet të kenë njohuri të shkëlqyera në fushën e shitjeve.
Çfarë ne ofrojmë:
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, nenet 12 - 17, të dhënat personale të depozituara për aplikim punësimi do të përdoren vetëm për këtë qëllim.
Të interesuarit të dërgojnë CV të përditësuar në e-mail [email protected] ose të paraqiten pranë kompanisë në adresën Bulevardi Blu, Rruga Ankara, Kamëz.
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".
Kompania Everest e ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1997 në fushën e ndërtimit. Gjatë viteve ajo është shndërruar nga një ndërmarrje e vogël rikonstruksioni në një sipërmarrje të guximshme ndërtimore me shumë projekte të realizuara me sukses në mbarë vendin. Në fillim të vitit 2005 Everest hapi fabrikën e prodhimit të profileve të aluminit, të vendosur në dalje Kamzës, buzë rrugës nacionale. Sot, në mjediset e saj të prodhimit janë të instaluara dy presa të mëdha 1400 dhe 1800 ton dhe me një kapacitet vjetor prodhimit prej 9600 ton. Gjithashtu në mjediset e fabrikës gjenden dy furra lyerje të fjalës së fundit të teknologjisë. Njëra prej tyre me kapacitet vjetor prej 3600 ton dhe tjetra një furrë lyerje tërësisht automatike, prodhim i vitit 2010 me një kapacitet vjetor prej 7200 ton.
Gjatë vitit të fundit kompania ka realizuar instalimin e një furrë lyerje imitacion druri, edhe kjo tërësisht automatike, prodhim i vitit 2009, me një kapacitet prodhimi prej 2200 ton në vit.
Everest, veç veprimtarisë të saj në ndërtimet civile dhe industriale, prodhimit të profileve cilësore të aluminit, tregtimit të markave më të njohura të aksesorëve të aluminit është edhe një lojtar gjithnjë dhe më i rëndësishëm në prodhimin e fasadave strukturale dhe gjysëm strukturale.