ANALIST KREDIE PEQIN
- Arsim i Lartë për Ekonomi.
- Eksperience profesionale mbi 3 vjet.
- Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.

SHKK FED invest, institucion me aktivitet të suksesshëm 32 vjecar në mikrofinance, shpall konkurimin për vend të lirë pune, në pozicionin:
Analist Kredie për degen Peqin
Paga dhe kushtet e punës janë konkurruese.
Të interesuarit duhet të paraqesin, pranë SHKK FED invest, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në adresat e e-mailit [email protected] dhe [email protected] dokumentat e mëposhtme:
- CV ne gjuhen Shqipe.
Aplikimet pranohen deri më datë 21.03.2025.
Vetëm aplikantët fitues nga seleksionimi i CV- ve, do të njoftohen për fazat e mëtejshme të konkurimit.
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".
SHKK "FED invest" është një institucion financiar i ndërtuar mbi parimet kooperative. Misioni ynë është që të ofrojmë gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare, veçanërisht ndaj popullsisë që jeton në zonat rurale të Shqipërisë, me qëllim rritjen e përfshirjes financiare dhe reduktimin e përgjithshëm të varfërisë. Ne operojmë në mënyrë miqësore, duke përdorur teknologji bankare moderne.
Shoqëri Kursim -Krediti "FED invest", Tiranë me licencë Nr.102, datë 27.11.2002, ka të drejtën të ushtrojë veprimtarinë e lejueshme në përputhje me ligjin nr. 8782, datë 03.05.2001 për Shoqëritë e Kursim-Kreditit, i ndryshuar, si vijon:
1 - të marrë depozita me ose pa interes vetëm nga anëtarët e shoqërisë së kursim kreditit,
2 - t'iu japë hua vetëm anëtarëve të shoqërisë së kursim kreditit si dhe të përcaktojë afatet dhe kushtet që shoqërojnë huatë.