Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 100121

Menaxher/e Marketingu dhe PR

Tirane, Shqipëri 09-04-2025 edhe 28 ditë

Tirane

FIX PRO
kërkon të punësojë:

MENAXHER/E MARKETINGU DHE PR

  • Eksperiencë pune 3-5 vjecare si Menaxher Marketingu/ Komunikimi.
  • I certifikuar/me përvoja të dokumentuara sipas kërkesave profesionale të pozicionit.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher Marketingu
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Mesatare 3 - 10 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
09-04-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Menaxheri i Marketingut dhe PR planifikon, ekzekuton, drejton, koordinon dhe finalizon projektet, ne fushen e marketingut dhe komunikimit, sipas planifikimeve paraprake, duke respektuar buxhetet dhe afatet kohore.


Detyrat

  • Planifikon dhe menaxhon buxhetin e kompanisë në fushën marketing dhe marrëdhënie me publikun;
  • Implementon dhe zhvillon fushata te cilësuara të marketingut;
  • Menaxhon, koordinon dhe është përgjegjës/e për promocionet e planifkuara;
  • Menaxhon dhe asiston në krijimin e materialeve për marketing;
  • Zhvillon dhe mbikqyr rrjetet sociale, web-in dhe fushatat promovuese;
  • Analizon dhe përcakton të gjitha operacionet e marketingut të nevojshme për të përmbushur qëllimet e kompanisë;
  • Ne bashkepunim me Departamentin e shitjes, ndjek zbatimin dhe implementimin e planit merchandise ne klientet retail;
  • Mat dhe monitoron kënaqësinë e konsumatorit nëpërmjet anketave në treg;
  • Monitoron zhvillimin e konkurrences dhe zhvillimin e nevojave të klientëve;
  • Menaxhon në mënyrë proaktive ndryshimet në projekte e politika të kompanisë;
  • Kujdeset për zhvillimin e imazhit të kompanisë;
  • Vendos kontaktet me media, planifikon konferencat për shtyp si dhe aktivitete të tjera mediatike;
  • Koordinon me departamentet e tjera në lidhje me aktivitetet/eventet e kompanisë dhe aktivitetet promocionale mediatike.

Kualifikimet

  • Arsim Universitar ne degen Marketing/Menaxhim marketing/Marketing dhe marredhenie me publikun (Bachelor dhe Master);
  • Eksperiencë pune 3-5 vjecare si Menaxher Marketingu/ Komunikimi;
  • I certifikuar/me përvoja të dokumentuara sipas kërkesave profesionale të pozicionit;
  • Aftësi të mira analitike, strategjike, planifikuese, organizative, mbikëqyrese dhe këshilluese;
  • Aftësi profesionale në të shkruar dhe komunikim verbal;
  • Njohje e avancuar e MS Office (Excel; Word; Outlook; PowerPoint) dhe gjuhëve të huaja (anglisht B2/C1);
  • Aftësi per te ruajtur nivel te larte te konfidencialitetit;
  • Leje drejtimi i kategorise “B”

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Ofrojme:

Kompania "Fix Pro" shpk ofron pagë të kënaqshme, benefite dhe kushte pune të favorshme për gjithsecilin që bëhet pjesë e Shoqërisë.

Shenim: Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Aplikimet do te jene te hapura deri ne daten 31 mars 2025

Për të aplikuar për këtë pozicion, të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mail [email protected]

Privatësia mbi të dhënat personale të aplikantëve janë prioriteti kryesor i skuadrës tonë, ndaj ato do të trajtohen me konfidencialitet te larte.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.fixpro.al


FIX PRO

FIX PRO” sh.p.k. është sallameria më e re në industrinë e përpunimit të mishit, e cila ushtron aktivitetin e saj që prej vitit 2003. Sallameri “FIX PRO” sh.p.k. është ndër më të mirat duke konkurruar në treg me shijen e saj që e diferencon nga të tjerat. Llojshmëria e produkteve të ofruar dhe gama e madhe e shijeve të veçanta dhe unike të sallamrave, salçiçeve, proshutave dhe produkteve të tjera e kanë bërë Sallamerinë “FIX PRO” sh.p.k. si të vetmen që zotëron shijen, aromën dhe cilësinë më të lartë në treg. Teknologjia e përparuar e përdorur për prodhimin e paketimin e produkteve garanton një cilësi të lartë dhe shije unike e shumë të mirë të tyre, në përputhje me standartet e kërkuara nga sistemet e cilësisë, për këtë “FIX PRO” sh.p.k. zotëron Certifikatën EN-ISO-22000:2005.SallamFix


INFORMACIONE KONTAKTI