Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 100482

Arkitekt Zbatimi Vlore

Vlore, Shqipëri 21-04-2025 edhe 21 ditë

Vlore

BALFIN CONSTRUCTION
kërkon të punësojë:

ARKITEKT ZBATIMI VLORE

  • Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë.
  • Mbi 5 vite eksperiencë si në fushën e projektimit dhe të zbatimit.
  • Përdorimi I paketës 2D dhe 3D, Auto Cad
  • (me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj)

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Arkitekt
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
21-04-2025
Vendodhja:
Vlore, Shqipëri

Përshkrimi

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni:      Arkitekt Zbatimi

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Green Coast, Palase

Përmbledhja e Pozicionit:

Arkitekti i Zbatimit ka një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij, kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, përgatitjen e paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve.


Detyrat

  • Mban lidhje te vazhdueshme me studiot e projektimit, konsulentin apo klientin ne lidhje me projektin;
  • Koordinimi dhe zbatimi i projektit;
  • Studion dhe njihet me Projektin e Zhvilluar dhe specifikimet e tij;
  • Sigurohet qe materialet e dhena per zbatim te jene te plota dhe te gatshme per zbatim ne raport me disiplinat e projektit.
  • Pergjegjes mbi menaxhimin dhe azhornimin e projekteve dhe ecurise/historikut te tyre ne serverat dhe folderat e projektit ne intranet.
  • Përgatit në kohë vizatime sipas kërkesave të stafit teknik të zbatimit;
  • Përgatit vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij;
  • Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin dhe kerkesat e tij;
  • Analizon vizatimet e ndërtimit për përputhje me projektet e zhvilluara dhe kryen plotesimet e nevojshme per kantierin sipas nevojes;
  • Ndihmon ne programimin e proceseve te punimeve ndertimore dhe arkitekturore, bazuar ne grafikun përgjithshëm te punimeve;
  • Bashkëvepron / ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;
  • Mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;
  • Harton raporte te ndryshme sipas kerkeses se eproreve;
  • Dokumenton te gjitha fazat e projektit dhe mban dokumentacionin/regjistrin perkates per azhornimet e projekteve dhe kujdeset per azhornimin ne kohe te projekteve perpara zbatimit.
  • Leximi i projekteve tip, plansistemimit te pergjithshem, infrastruktures, specifikimeve teknike dhe te gjithe elementeve te tjere te projektit;
  • Njohja me zbatimin, projektin ne terren, si dhe strukturen e kompanise ne teresi dhe te projektit ne vecanti;
  • Njohja me procedurat e kompanise, me nenkontraktoret, njohja me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;
  • Perpilimi i detajve ekzekutive te projektit te zbatimit , sipas udhezimeve te eproreve;
  • Zberthimi dhe Vizatimi i detajeve tip;
  • Vizatimi I elementeve te ndryshem te projektit sipas kerkesave te kantierit;
  • Kordinimi dhe dhenia e informacioneve te nevojshme departamentit te finances per punimet e rifiniturave
  • Lexon projektet e vilave tip, plansistemimit te përgjithshem, infrastrukturës, specifikimet teknike dhe gjithë elementet e tjerë të projektit;
  • Menaxhon porosite e materialeve te rifiniturave ne kantier sipas projekteve dhe kerkesave te klienteve
  • Përgatit vizatimet e detajeve tip, të elementeve të ndryshëm të projektit sipas kërkesave të kantierit;
  • Mbajtje kronologjise se dorezimit te projekteve, ndryshime apo projekte ne dorezim te vazhdueshem nga pale te treta dhe hartimi i raporteve javore për punën idividuale dhe raport mujor mbi ecurine e projekteve dhe problematikat perkatese per zgjidhje.

Kualifikimet

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë

Kualifikime të tjera:

  • Mbi 5 vite eksperiencë si në fushën e projektimit dhe të zbatimit;
  • Përdorimi I paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj;
  • Njohje shumë e mirë e detajeve te ndertimit, materialet dhe teknologjive ne kete fushe;
  • Aftësi shume te mira analitike për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur ne anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh.

 


Shënime


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link:

https://balfinconstruction.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000002279001/Site-Architect?source=CareerSite

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit:  

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.balfinconstruction.al


Balfin Construction

Shoqëria Balfin Construction, një prej kompanive kryesore të zhvillimit të pasurive të patundshme dhe industrisë së ndërtimit në Shqipëri e rajon, ofron ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese. E themeluar në vitin 2002, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra tregtare, godina rezidenciale, qendra sociale e kulturore dhe ndërtime infrastrukturore. Balfin Construction është pjesë e grupit më të madh të investimeve në Shqipëri e rajon: Grupit BALFIN. Puna në Balfin Construction  është e përqëndruar në një marrëdhënie besueshmërie dhe partneriteti me të gjithë bashkëpunëtorët dhe klientët, duke u kujdesur për interesat dhe mirëqënien e të gjithëve. Kompania u vjen në ndihmë klientëve nëpërmjet programit të financimit, ndërsa për bashkëpunëtorët ofron një përfshirje të vazhdueshme në sukseset dhe arritjet e saj. Progresi i vazhdueshëm, investimet bashkëkohore, si dhe programet e përparuara në zhvillim, sigurojnë motivim për të gjithë stafin


INFORMACIONE KONTAKTI