Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 100513

Punonjes Magazine

Tirane, Shqipëri 21-04-2025 edhe 21 ditë

Tirane

BANKA KOMBETARE TREGTARE BKT
kërkon të punësojë:

PUNONJES MAGAZINE

  • Të ketë diplomë të shkollës së mesme.
  • Të ketë minimumi 2 vite përvojë pune me natyrën e punës së kërkuar.
  • Të jetë i ndershëm, i vëmendshëm dhe i organizuar gjatë procesit të punës.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Magazinier
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
21-04-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Punonjes Magazine


Detyrat

  • Të sigurohet që të gjitha detyrat e caktuara të kryhen në kohë dhe mënyrë të saktë.
  • Të ketë përgjegjësi për materialet që janë në ngarkim dhe të merret me administrimin e tyre në magazinat e bankës.
  • Të mbajë shënime të shkruara për çdo hyrje/dalje/lëvizje të çdo materiali/aseti në/nga çdo magazinë dhe për të dorëzuar një kopje te Specialisti i Shërbimeve të Departamentit.
  • Të kryejë inventarin e përditshëm të magazinës dhe të raportojë mangësitë e vërejtura te Eprorët për të shmangur vonesat në furnizimin e materialeve për degët e BKT-së dhe njësitë e Zyrës Qendrore.
  • Të bëjë kontrollin e etiketës së materialeve të dorëzuara me ato të specifikuara në faturën e përgatitur nga furnizuesi.
  • Të jetë në gjendje të punojë në programin SAP, i projektuar për të menaxhuar detyrat rutinë të operacioneve të magazinës.
  • Të ekzekutojë kërkesat për furnizim nga degët e BKT-së dhe njësitë e Zyrës Qendrore pas miratimit të tyre nga eprorët e autorizuar.
  • Të përgatisë dhe paketojë materialet që do të dorëzohen në degët e BKT-së dhe për t'i dorëzuar ato te personi përgjegjës për transportin e tyre.
  • Të sigurojë rregullimin dhe renditjen e materialeve në magazinë bazuar në klasifikimin e artikujve për të ofruar një shërbim të shpejtë dhe efikas gjatë punës së tij/saj.
  • Të marrë masat e nevojshme për të parandaluar dëmtimin e materialeve në magazinë nga faktorë të ndryshëm si lagështia, zjarri, etj. dhe të raportojë për problemet e hasura në këtë drejtim te eprorët e tij/saj.
  • Të performojë detyra të tjera sipas kërkesave të superiorëve.

Kualifikimet

  • Të ketë diplomë të shkollës së mesme.
  • Të ketë minimumi 2 vite përvojë pune në fusha të lidhura me natyrën e punës së kërkuar.
  • Të jetë i ndershëm, i vëmendshëm dhe i organizuar mirë gjatë procesit të punës.
  • Të zotërojë cilësitë e kërkuara nga rregullorja e brendshme e Bankës.
  • Të dijë përdorimin e PC-së dhe softuerëve bazë.

Shënime


Kandidatët e interesuar të aplikojnë brenda datës 06.04.2025 në link https://careers.bkt.com.al/job/Tirana-Punonjes-Magazine/816551202/

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.bkt.com.al


Banka Kombetare Tregtare BKT

BKT është banka më e madhe në sektorin bankar Shqiptar dhe ka një pozitë udhëheqëse për sa i përket termave të treguesve kryesorë të madhësisë së bankave; asetet, huatë, letrat me vlerë të investimit, depozitat dhe fitimi neto. Banka Kombëtare Tregtare ka marre gjate viteve çmime të shumta për shërbimet e saj, duke e vleresuar si Banka e Vitit nga organizata të ndryshme.

BKT konsiderohet si investitori më i madh i ekonomisë shqiptare duke mbështetur në mënyrë aktive rritjen ekonomike me anë të kreditimit për investimet në bizneset private, projektet publike dhe atyre individuale, si edhe është taksapaguesi më i madh në këtë vend duke marrë në konsideratë vlerën totale përgjatë 4 viteve të fundit. BKT u shërben klientëve të saj përmes një rrjeti 94 degësh, nga të cilat 67 janë të vendosura në Shqipëri dhe 27 në Kosovë. duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon.

MISIONI
Misioni i BKT-së është t’u sigurojë njerëzve qetësi, lehtësi dhe mundësi në sektorin bankar.

VIZIONI
E dinë se çfarë kërkoni dhe bëjnë çmos që ju ta keni. Kjo thjesht e bën bankën e parë dhe më të mirën.


INFORMACIONE KONTAKTI