Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 100595

Drejtor Dege Kavajë

Kavaje, Shqipëri 08-04-2025 edhe 8 ditë

Kavaje

NOA
kërkon të punësojë:

DREJTOR DEGE KAVAJË

  • Eksperiencë pune e preferueshme 3 vjet si Drejtor Dege ose 4 vjet në një pozicion shitje në një institucion financiar/bankë;
  • Njohuri ekselente të kredisë; Aftësi shumë të mira në shitje dhe marketing;

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxhim Biznesi
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Mesatare 3 - 10 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
08-04-2025
Vendodhja:
Kavaje, Shqipëri

Përshkrimi

Siguron arritjen e objektivave vjetore dhe mujore të zonës gjeografike përkatëse përmes ofrimit të coaching, heqjes së pengesave për sukses dhe vepron si kampion për efektivitetin e shitjeve.


Detyrat

  • Sjell energji në proçesin e hartimit të planit të biznesit duke ndërmarrë veprime dhe duke bashkëpunuar me ekipin e mesëm dhe të lartë drejtues;
  • Siguron arritjen e Planit të Biznesit, në terma rritje dhe cilësie portofoli, në zonën përkatëse, në përputhje me rregullat dhe procedurat në fuqi në institucion;
  • Ndërton marrëdhënie me gjithë stafin e degës për të siguruar që përdoren gjithë mjetet drejt suksesit;
  • Kupton në detaj produktet financuese dhe si ato duhen pozicionuar, për të qenë në linjë me tregun dhe konkurrencën;
  • Siguron analiza të tregut për cdo segment klientele dhe sjell ide për përmirësim;
  • Siguron shërbim klientele të shkëlqyer, duke siguruar krijimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe siguron që ankesat e klientëve zgjidhen dhe/ose raportohen në limite minimale kohore;
  • Siguron sisteme të shpërndarjes së objektivave, monitorimit të performancës dhe parashikimesh për stafin e degës;
  • Siguron që gjithë proçeset në degë janë në përputhje me proçedurat dhe politikat e brendshme;
  • Siguron që vendet vakante rishihen dhe plotësohen menjëherë kur ka një nevojë;
  • Angazhim maksimal me kontrollin e kredisë dhe anti-fraud për identifikimin e mashtrimeve potenciale ose jo përputhshmërisë;
  • Kryen vizita verifikimi gjatë proçesit të kredidhënies me qëllim identifikimin e risqeve të implikuara në aplikimin për kredi, sipas politikës së kredisë në fuqi;
  • Angazhohet në proçeset e përzgjedhjes dhe rekrutimit të punonjësve të degës;
  • Ofron coaching, mentorim, këshillim dhe është trajneri i punonjësve;
  • Siguron një vlerësim vjetor performance të shkëlqyer.

Kualifikimet

  • Eksperiencë pune e preferueshme 3 vjet si Drejtor Dege ose 4 vjet në një pozicion shitje në një institucion financiar/bankë;
  • Njohuri ekselente të kredisë; Aftësi shumë të mira në shitje dhe marketing;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe të manaxhimit të kohës;
  • Aftësi lidershipi, mbikëqyrjeje, mentorimi;
  • Kuptim shumë i mirë se si vepron modeli i biznesit në përgjithësi dhe mjedisit të një institucioni financiar; Aftësi të demostruara të menaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve një herësh;
  • Aftësi për të zhvilluar marrëdhënie të forta dhe për të punuar me drejtues të nivelit të lartë;
  • Diplomë Universitare e preferueshme në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 8 Prill 2025 në adresën e email-it  [email protected]

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.noa.com.al


NOA

NOA eshte nje institucion financiar i licensuar nga Banka Qendrore e Shqiperise i cili vepron ne tregun financiar shqiptar qe nga viti 1999, e njohur me pare si PSHM, Opportunity Albania dhe sot eshte ne zoterim nga NOA Holding N.V. dhe NOA Cooperative UA. NOA vepron nepermjet 20 degeve neper te gjithe vendin duke sherbyer klientet ne zonat urbane dhe rurale dhe ne te gjithe sektoret e ekonomise: prodhim, sherbim, tregti, bujqesi dhe blegtori.

Vizioni i NOA eshte: “Te jemi kompania e perzgjedhur nga klientet duke siguruar Shpejt dhe Lehte sherbime dhe produkte financiare”.

Kompania NOA ofron mundesi punesimi dhe ambjent dinamik ku mund te shprehni potencialin tuaj profesional.


INFORMACIONE KONTAKTI