Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Ndihmes Menaxher Projekti

Tirane, Shqipëri 28-09-2026 edhe 12 ditë

Tirane

BALFIN DEVELOPMENT
kërkon të punësojë:

NDIHMES MENAXHER PROJEKTI

  • 2 vite eksperiencë pune në monitorimin e proceseve të projektimit / ndërtimit;
  • 4 vite eksperiencë pune në projektim / zbatim punimesh ndërtimi;

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120636
Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher Projektesh
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
6 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
28-09-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Ndihmës Menaxher Projekti

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Ofron ekspertizë dhe mbështetje për monitorimin e ecurisë së projektit dhe ekzekutimin e proceseve të inicuara nga Menaxheri i Projektit. Ai është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve, resurseve dhe palëve të përfshira në projekt në bashkëpunim me Menaxherin e Projektit duke zbatuar me rigorozitet kërkesat e cilësisë, buxhetit dhe sigurisë në punë.

Detyrat

  • Ekzekuton dhe monitoron ecurinë e proceseve të projektit, në mënyrë që të arrihen objektivat strategjike, duke zbatuar me rigorozitet kërkesat e buxhetit, kërkesat kohore dhe standardet e cilësisë;
  • Bashkëpunon me Menaxherin e Projektit për të kuptuar kërkesat e projektit, objektivat, materialet e nevojshme dhe për të raportuar ecurinë e proceseve;
  • Monitoron realizimin e objektivave, proceset e projektimit, proceset e oponencave, akt-kontrollet e punimeve, ecurinë e punimeve dhe proceset e përgatitjes së dokumentacioneve ligjore për mbylljen e punimeve, duke mbajtur korrespondencë dhe duke dokumentuar me shkrim të gjithë informacionin e mbledhur;
  • Përgatit raporte periodike në formatin e standardizuar, në lidhje me ecurinë e projekteve, duke realizuar vizita në terren sipas një frekuence dhe grafiku të miratuar;
  • Përgatit draftet e shkresave zyrtare me palët zhvilluese, palët pronare etj.;
  • Mbështet përgatitjen e dosjeve të ndryshme tekniko-ligjore për proceset e projektit;
  • Mbështet përgatitjen për prerjen e faturave/penaliteteve për palët;
  • Mbështet procesin e përgatitjes së dokumentacionit për kolaudim, leje përdorimi apo hipotekim
  • Bashkëpunon me shoqëritë dhe departamentet e tjera të përfshira në proces, për ndjekjen teknike të projekteve (këtë detyrë, rast pas rasti, mund ta kryejë edhe duke përdorur ekspertë të jashtëm, kur nevoja apo ekspertiza e kërkon);
  • Kujdeset që cilësia e punimeve të jetë sipas standardeve të duhura (respektimi i kushteve dhe specifikimeve teknike të miratuara), duke mbikëqyrur dhe kontrolluar periodikisht ecurinë e tyre në përputhje me standardet e kompanisë dhe kushtet teknike të zbatimit, duke kryer audite periodike;
  • Evidenton problematikat në kantier dhe propozon ndryshime te Menaxheri i Projektit;
  • Mbështet përgatitjen e grafikëve të punimeve dhe monitoron realizimin e tyre brenda afateve të përcaktuara;
  • Monitoron projektin nga marrja në dorëzim deri në dorëzimin e certifikatave të pronësisë dhe nënshkrimin e kontratave të shitjes;
  • Ndjek komunikimet me zhvilluesit për të bërë raportime mbi ecurinë e punimeve dhe njoftimet kontraktuale deri në përfundimin e ndërtimit;
  • Përgatit dhe menaxhon buxhetin e projektit, kur është e nevojshme;
  • Monitoron realizimin e projektit sipas Planit të Biznesit dhe bën përditësimin e tij;
  • Monitoron dhe dokumenton problematikat me klientët për çdo bllokim të procesit deri në finalizimin e tij;
  • Siguron dokumentimin e të gjitha fazave të projektit dhe përgatit plane afatshkurtra, në varësi të progresit të projektit;
  • Ndërvepron me palët e përfshira për të maksimizuar vlerën e aseteve të përfituara nga projektet;
  • Vlerëson vazhdimisht mundësitë për përmirësimin e procesit, rritjen e inovacionit dhe optimizimin e kostos, për të rritur cilësinë e projektit dhe kënaqësinë e klientit;
  • Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga supervizori.

Kualifikimet

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë / Inxhinieri Ndërtimi / Menaxhim

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë minimalisht 2 vite eksperiencë pune në monitorimin e proceseve të projektimit / ndërtimit;
  • Të ketë minimalisht 4 vite eksperiencë pune në projektim / zbatim punimesh ndërtimi;
  • Të ketë njohuri për proceset e lejeve të ndërtimit, dokumentacionit ndërtimor dhe materialeve të ndërtimit;
  • Aftësi të forta komunikimi verbale dhe të shkruara për të ndërvepruar në mënyrë efektive me anëtarët e ekipit, palët e interesuara dhe klientët;
  • Të ketë aftësi shumë të mira për të monitoruar, dokumentuar, dhe përpiluar raporte në mënyrë eficente dhe lehtësisht të kuptueshme;
  • Të ketë nivel të lartë komunikimi dhe të shkruar të gjuhës shqipe dhe angleze;
  • Njohuri shumë të mira të programeve si WORD, EXCEL, POWERPOINT, AUTOCAD dhe është avantazh të paturit njohuri bazë të programit të menaxhimit të projekteve si MS-PROJECT ose PRIMAVERA;
  • Njohja me metodologjitë, mjetet dhe teknikat e menaxhimit të projektit. Një kuptim bazë i fazave, proceseve dhe terminologjisë së projektit;
  • Aftësi për të menaxhuar detyra dhe prioritete të shumta njëkohësisht, duke siguruar që afatet janë përmbushur dhe burimet janë shpërndarë në mënyrë efikase.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive brenda një mjedisi ekipor, duke bashkëpunuar me anëtarët e ekipit dhe palët e interesuara për të arritur qëllimet e projektit.
  • Gatishmëria për t'iu përshtatur kërkesave dhe rrethanave në ndryshim të projektit, dhe aftësia për të ofruar ndihmë dhe kontribut për të arritur objektivat e projektit.

Shënime


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...1/Associate-Project-Manager?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 28/09/2026

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim në faqen e kompanisë
  • Klikoni Aplikoni .
  • Do të ridrejtoheni në faqen zyrtare të kompanisë për të përfunduar aplikimin.
  • Ndiqni udhëzimet e kompanisë për të dërguar aplikimin.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.balfindevelopment.al


Balfin DEVELOPMENT

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.


INFORMACIONE KONTAKTI