Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Drejtor Kantieri

Tirane, Shqipëri 13-10-2026 edhe 27 ditë

Tirane

HR-STUDIO
kërkon të punësojë:

DREJTOR KANTIERI

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike/Ndertimi ose profil të ngjashëm.
  • Eksperiencë e konsiderueshme në drejtimin e kantiereve dhe menaxhimin e projekteve të ndërtimit.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120663
Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier Ndërtimi
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
5 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
13-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

HR Studio po kërkon një Drejtor Kantieri, me eksperiencë në projektim, zbatim dhe menaxhim të projekteve të ndërtimit. Pozicioni kërkon një profil teknik dhe menaxherial, i aftë të drejtojë kantierin nga faza e analizës së projektit deri në realizimin dhe dorëzimin përfundimtar të punimeve.


Detyrat

  • Drejtimi dhe menaxhimi i përgjithshëm teknik dhe operacional i kantierit.
  • Shqyrtimi, koordinimi dhe ndjekja e projekteve teknike dhe ekzekutive.
  • Përfshirja në procesin e projektimit dhe dhënia e zgjidhjeve teknike sipas kushteve reale të kantierit.
  • Planifikimi dhe organizimi i fazave të punimeve sipas projektit dhe afateve të përcaktuara.
  • Koordinimi i inxhinierëve, teknikëve, brigadave të punës, nënkontraktorëve dhe furnitorëve.
  • Kontrolli i zbatimit të projektit dhe verifikimi i përputhshmërisë së punimeve me specifikimet teknike.
  • Monitorimi i cilësisë së punimeve, materialeve dhe standardeve të ndërtimit.
  • Hartimi dhe ndjekja e grafikut të punimeve dhe respektimi i afateve të projektit.
  • Evidentimi i problematikave teknike gjatë zbatimit dhe propozimi i zgjidhjeve të përshtatshme.
  • Kontrolli dhe optimizimi i përdorimit të materialeve, pajisjeve dhe burimeve njerëzore në kantier.
  • Bashkëpunimi me projektues, arkitektë, inxhinierë, investitorë dhe palë të tjera të përfshira në projekt.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi ecurinë fizike dhe teknike të punimeve.
  • Mbikëqyrja e respektimit të rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
  • Kontrolli i dokumentacionit teknik të kantierit dhe koordinimi i procesit deri në përfundimin dhe dorëzimin e projektit.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike/Ndertimi ose profil të ngjashëm.
  • Eksperiencë e konsiderueshme në drejtimin e kantiereve dhe menaxhimin e projekteve të ndërtimit.
  • Eksperiencë dhe njohuri të mira në projektim dhe zbatim.
  • Aftësi shumë të mira në leximin dhe interpretimin e projekteve teknike.
  • Njohuri të programeve profesionale të projektimit dhe menaxhimit të projekteve.
  • Aftësi të forta organizative, drejtuese dhe vendimmarrëse.
  • Aftësi për menaxhimin e ekipeve dhe koordinimin e disa proceseve njëkohësisht.
  • Orientim drejt cilësisë, afateve dhe zgjidhjes së problematikave në terren.
  • Përgjegjshmëri dhe aftësi të mira komunikimi me ekipin, investitorët dhe bashkëpunëtorët.

Orari i punës: E hënë – E shtunë, 07:00 – 16:00.


Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Apliko:
Dërgo CV-në në [email protected]
+355 69 45 04 920


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


HR-Studio

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimin
e marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.
E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe rol ndërmjetësimi (PR) për partnerë që kërkojnë cilësi, efikasitet dhe transparencë.Me ekspertizë, pasion dhe vizion të qartë, HR Studio është më shumë se një konsulencë, është partneri juaj strategjik për të ndërtuar ekipe më të forta dhe kultura të shëndetshme pune .