Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99235

Supervizor Rrjeti

Tirane, Shqipëri 14-03-2025 edhe 2 ditë

Tirane

ABISSNET SH.A.
kërkon të punësojë:

SUPERVIZOR RRJETI

  • Me dhe pa përvojë pune.
  • Certifikata profesionale si CCNA, CISSP, CCNP, CFOT ose ekuivalente.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier Telekomunikacioni
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Pak eksperience 0 - 2 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
14-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Abissnet kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikacionit, duke ofruar shërbime të internetit, kanale TV dhe telefoni fikse për klientët e saj, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Për të zgjeruar stafin dhe zhvilluar njësitë tona, ne jemi duke kërkuar të punësojmë: Supervizor Rrjeti.


Detyrat

  • Inspektimet e Infrastrukturës Fizike: Verifikimi i kabllove, ruterave, switches, qendrave të të dhënave dhe sistemeve të backup-it për të siguruar që ato përmbushin standardet teknike dhe operacionale.
  • Inspektimet e Rrjetit Logjik: Rishikimi i konfigurimeve të rrjetit, masave të sigurisë dhe vlerësimi i performancës së rrjetit, përfshirë vonesat, jitter-in dhe humbjen e paketave.
  • Kontrollet e Pajtueshmërisë: Verifikimi i respektimit të kërkesave ligjore dhe politikave të brendshme të kompanisë, përfshirë rregulloret e GDPR dhe ato të telekomunikacionit.
  • Proceset Operacionale: Vlerësimi i reagimit ndaj incidenteve, përputhshmëria me SLA dhe menaxhimi i shërbimeve ndaj klientëve.
  • Vlerësimi dhe Zbutja e Rrezikut: Identifikimi i rreziqeve për integritetin e rrjetit dhe aplikimi i masave për minimizimin e tyre.

Kualifikimet

  • Diplomë në nivel Bachelor dhe Master në degë si: Teknologji Informacioni, Network Engineering, Inxhinieri Telekomunikacioni, Siguri Kibernetike, Inxhinieri Elektronike ose fusha të ngjashme.
  • Me dhe pa përvojë pune.
  • Njohuri të mira në protokollet e rrjetit, infrastrukturën, monitorimin e performancës dhe sigurinë.
  • Preferohet të ketë përvojë me përputhshmërinë dhe standardet rregullatore si GDPR dhe ISO 27001.
  • Aftësi të shkëlqyera menaxhuese, ndërpersonale dhe për të bashkëpunuar me palë të ndryshme të interesuara.
  • Aftësi shumë të mira për zgjidhjen e problemeve dhe për menaxhimin e situatave me presion të lartë.

Kualifikimet e preferuara:

  • Certifikata profesionale si CCNA, CISSP, CCNP, CFOT ose ekuivalente.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: [email protected] ose në WhatsApp 068 405 3463

* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9887 për mbrojtjen e të dhënave personale.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.abissnet.al


Abissnet Sh.A.

ABISSNET është kompania e dytë më e madhe në vend që kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikacionit. Abissnet ofron disa shërbime, internet, telefoni, hosting, domain, etj. Abissnet mbulon 90% të territorit të Shqipërisë. Pranë jush duke garantuar cilësi maksimale të shërbimit. Në një kohë ku telekomunikacioni është bërë domosdoshmëri e pashmangshme e përditshmërisë, është prioriteti i tyre t’u përgjigjen nevojave tuaja në kohe reale dhe me fjalen e fundit të teknologjisë.

Misioni
Mundësimi i individëve dhe bizneseve, të përmbushin nevojat e tyre në komunikim, me përkushtimin maksimal ndaj tyre, nëpërmjet shfrytëzimit të shërbimeve dhe infrastrukturës cilësore të rrjetit që ne ndërtojmë dhe mbajmë në funksionim, duke bërë biznesin e frytshëm për punonjësit tanë dhe aksionerët e shoqërisë.


INFORMACIONE KONTAKTI