Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99521

Agjent Shitje Horeca

Tirane, Shqipëri 25-03-2025 edhe 13 ditë

Tirane

EUROLAB INTERNACIONAL GRUP
kërkon të punësojë:

AGJENT SHITJE HORECA

  • Arritja e Targetit të Shitjes;
  • Prezenca e produktit në treg dhe vizibilitet.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Agjent Shitjesh Horeca
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Mesatare 3 - 10 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
25-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri për shkak të zgjerimit të departamentit te shitjes, shpall vakant pozicionin: Agjent Shitje Horeca.

Agjenti i Shitjes Horeca luan një rol kryesor në sigurimin e një shërbimi të shkëlqyeshëm ndaj klientit dhe rritjen e të ardhurave të kompanisë.

Ai është lidhja kryesore midis kompanisë dhe klientëve të saj përmes shërbimit cilësor bazuar në standardet më të mira të kompanisë dhe tregut.


Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Arritja e Targetit të Shitjes: Arritja e targetit të shitjeve në zonën e përcaktuar sipas rutit të lëvizjes.
  • Prezenca e produktit në treg dhe vizibiliteti: Rrit prezencën e produkteve sipas KPI-ve të vendosura duke ruajtur në çdo kohë vizibilitetin e tyre në pikat e shitjes.
  • Menaxhimi i Stokut: Menaxhon në mënyrë efikase stokun. Ruan cilësinë e produktit dhe shmang skadencat përmes rotacionit efektiv të stokut duke zbatuar teknikat e shitjes dhe të stokut.
  • Materialet promocionale: Zbaton vendosjen e materialeve promocionale në pikat e shitjes  dhe programeve sipas standardeve të tregtimit.
  • Zhvillimi i tregut: Njeh shumë mirë zonën e tij / saj dhe pikat e shitjes, ndjek dinamikën e zhvillimit të zonës dhe informon menaxherin për çdo ndryshim të tregut.
  • Çmimet e konsumit: Monitoron çmimet e konsumit në zonën e tij / saj dhe raporton tek menaxheri.
  • Marrëdhëniet me klientët: Mban marrëdhënie të ngushta dhe efikase me klientët përmes vizitave të rregullta dhe ofrimit të shërbimeve reciprokisht të dobishme bazuar në Rregulloret e Brendshme të Kompanisë dhe Kodin e Sjelljes.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Diplomë e Shkollës së Lartë në Ekonomik, Administrim Biznesi apo fusha të tjera të ngjashme.
  • Minimum 3 vjet përvojë në shitje në industrinë FMCG.
  • Kuptimi i proçesit dhe dinamikës së shitjeve.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shitje.
  • Njohuri të mira në paketën Microsoft Office.
  • Njohuri të një gjuhe të huaj, preferohet anglisht.
  • Leje drejtimi kategoria B.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Personat e interesuar, mund të dërgojnë CV në adresën [email protected]

Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.

Shënim
*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.eurolabinternacional.com


Eurolab Internacional Grup

EUROLAB është themeluar si nje kompani tregtare private e organizuar si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (shpk). Aktivitetin e saj tregtar e ka filluar në vitin 1995,  si një ndër kompanitë e para të importit dhe distribucionit në Shqipëri. Si rezultat i përpjekjeve që filluan me modesti 25 vjet më parë, por që u fuqizuan ndër vite, sot EUROLAB përfaqëson një standard të avancuar biznesi dhe është një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri, me zgjerim të shpejtë në rajon.

Portofoli i EUROLAB sot, numëron mbi 1,000 marka premium ndërkombëtare. 

Thelbi i biznesit është Importi, Distribucioni, Shitja me fokus në kanalet e Tregtisë On/Off si dhe ato moderne: KA and E-commerce.

 


INFORMACIONE KONTAKTI