Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99532

Menaxher shitjesh

Tirane, Shqipëri 25-03-2025 edhe 13 ditë

Tirane

FIX PRO
kërkon të punësojë:

MENAXHER SHITJESH

  • Preferohet mbi 3 vite eksperiencë pune të ngjashme në distribucion.
  • Fleksibilitet me orarin dhe kohën e punës.
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në shkenca ekonomike.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher Shitjesh
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Mesatare 3 - 10 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
25-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Kompania “FIX Pro”, filiali Tiranë, kërkon të punësojë "Menaxher Shitje" për rajonet Durres/Tirane dhe Rajoni i Veriut.

Menaxheri i Shitjes ndihmon në planifikimin dhe zhvillimin e strategjive të shitjes duke bashkëpunuar ngushtë me Drejtuesin e Departamentit. Respekton politikat dhe standardet e kompanisë, si dhe ndihmon në zhvillimin dhe përmirësimin e tyre.

Kërkohet një qasje pozitive ndaj procesit dhe dinamikës së shitjeve, si dhe aftësi shumë të mira ndërpersonale për menaxhimin e marrëdhënieve me klientin dhe me ekipin.


Detyrat

  • Kontribuon ne rritjen e te ardhurave te kompanise duke menaxhuar me sukses skuadren e shitjeve dhe duke drejtuar grupin në realizimin e objektivave
  • Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të cmimeve, si dhe të kënaqësisë së klientit;
  • Përgatit plane të veprimit për identifikimin e klientëve të rinj;
  • Mbron vlerat e kompanisë dhe vepron e angazhohet në mënyrë konfidenciale;
  • Komunikon kërkesat e klientëve tek Drejtuesi i Departamentit para finalizimit të marrëveshjeve;
  • Adreson kërkesat e konsumatorit/klientëve për zhvillim të produkteve të ndryshme, referuar kërkesave të tregut;
  • Komunikon në mënyrë profesionale me klientët dhe mban kontakte të vazhdueshme me ta;
  • Motivon skuadrën e shitjes dhe ndjek e vlerëson performancën e tyre në intervale kohore të përcaktuara nga kompania;
  • Propozon politika e strategji të reja shitje.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në shkenca ekonomike ose profil I ngjashëm.
  • Preferohet mbi 3 vite eksperiencë pune të ngjashme në distribucion.
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim, negocim, shitje, planifikim dhe organizim.
  • I aftë për të shfaqur përvojën e vet në menaxhim lidhur me klientët dhe ekipin.
  • I aftë për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar si duhet ndryshimin.
  • Fleksibilitet me orarin dhe kohën e punës.
  • Karakter pozitiv dhe entuziast.
  • Të zotërojë lejë drejtimi automjeti kategoria B.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Kushtet e Punës:

Kompania "Fix Pro" shpk ofron pagë të kënaqshme dhe kushte pune të favorshme për gjithsecilin që bëhet pjesë e stafit.

Për të aplikuar për këtë pozicion, të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mail [email protected]

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.fixpro.al


FIX PRO

FIX PRO” sh.p.k. është sallameria më e re në industrinë e përpunimit të mishit, e cila ushtron aktivitetin e saj që prej vitit 2003. Sallameri “FIX PRO” sh.p.k. është ndër më të mirat duke konkurruar në treg me shijen e saj që e diferencon nga të tjerat. Llojshmëria e produkteve të ofruar dhe gama e madhe e shijeve të veçanta dhe unike të sallamrave, salçiçeve, proshutave dhe produkteve të tjera e kanë bërë Sallamerinë “FIX PRO” sh.p.k. si të vetmen që zotëron shijen, aromën dhe cilësinë më të lartë në treg. Teknologjia e përparuar e përdorur për prodhimin e paketimin e produkteve garanton një cilësi të lartë dhe shije unike e shumë të mirë të tyre, në përputhje me standartet e kërkuara nga sistemet e cilësisë, për këtë “FIX PRO” sh.p.k. zotëron Certifikatën EN-ISO-22000:2005.SallamFix


INFORMACIONE KONTAKTI