Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99701

Mbikëqyrës Punimesh- Inxhinier Gjeodet Vlore

Vlore, Shqipëri 28-03-2025 edhe 16 ditë

Vlore

BALFIN DEVELOPMENT
kërkon të punësojë:

MBIKËQYRËS PUNIMESH- INXHINIER GJEODET VLORE

  • Të ketë të paktën 15 vite eksperiencë në zbatimin e punimeve.
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë në mbikëqyrjen e punimeve.
  • Të zotërojë diplomë universiteti ne Gjeodezi.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
E larte 11+ vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
28-03-2025
Vendodhja:
Vlore, Shqipëri

Përshkrimi

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Mbikëqyrës Punimesh- Inxhinier Gjeodet

Vendndodhja: Palasë

Përmbledhja e Pozicionit: Mbikëqyrësi i punimeve është përgjegjës për kontrollin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve të ndërtimit, duke siguruar që punimet të realizohen në përputhje me kontratën e bashkëinvestimit, projektin teknik, kushtet teknike të projektimit dhe zbatimit, si dhe destinacionin përfundimtar të objektit. Ky rol përfshin kontrollin e cilësisë së punimeve, ndjekjen e afateve sipas grafikut te punimeve. Kontrollon ne menyre periodike duke ju referuar kontratës se bashkeinvestimit.


Detyrat

  • Verifikimi i sheshit të ndërtimit, duke u siguruar që është i lirë dhe i gatshëm për të nisur punimet;
  • Njohja dhe analiza e kontratës së sipërmarrjes dhe të gjithë dokumenteve administrative që lidhen me të, duke përfshirë ndryshimet e mundshme me kalimin e kohës;
  • Hartimi i aktit të dorëzimi të sheshit të ndërtimit për shoqërinë sipërmarrëse;
  • Mbikëqyrja dhe kontrolli i përputhshmërisë së projektit me atë të miratuar në lejen e ndërtimit, per cdo faze akt kontrolli sipas legjislacionit në fuqi;
  • Pjesëmarrja në kolaudimin e veprës, duke siguruar që objektet e ndërtuara të jenë në përputhje me standardet e cilësisë dhe kërkesat teknike;
  • Kryerja e kontrolleve të herëpashershme në terren, sipas kërkesave të Drejtuesit të Njësisë, për të siguruar që puna të vazhdojë sipas planit dhe specifikimeve teknike;
  • Raportimi periodik tek Drejtuesi i Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike, duke ofruar informacion të detajuar mbi ecurinë e punimeve dhe problematikat e mundshme.

Kualifikimet

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti ne Gjeodezi.

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë të paktën 15 vite eksperiencë në zbatimin e punimeve;
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë në mbikëqyrjen e punimeve;
  • Të zotërojë aftësi të shkëlqyera për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Të ketë aftësi kritike mbi detajet e projektimit, duke përfshirë aspektet funksionale dhe estetike;
  • Të jetë i aftë të koordinojë punën në projektet përkatëse;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të jetë i orientuar drejt punës në grup;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera menaxhuese, koordinuese dhe organizative;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze – njohja e gjuhëve të tjera përbën një avantazh;
  • Të ketë njohuri të thelluara mbi legjislacionin në fushën e punimeve të ndërtimit;
  • Të ketë njohuri dhe përdorim të avancuar të instrumenteve gjeodezike më të fundit
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të programeve kompjuterike përkatëse, duke përfshirë Microsoft Office, AutoCAD dhe Microsoft Project – njohja e Revit përbën një avantazh
  • Të ketë aftësi për të menaxhuar detyra dhe prioritete të shumta njëkohësisht, duke siguruar që afatet janë përmbushur dhe burimet janë shpërndarë në mënyrë efikase.

Shënime


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecruit.com/jobs/Careers/705972000002956171/Mbik%C3%ABqyr%C3%ABs-Punimesh---Inxhinier-Gjeodet?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 12/03/2025

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.balfindevelopment.al


Balfin DEVELOPMENT

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.


INFORMACIONE KONTAKTI