Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99767

Inxhinier/e Supervizor Senior

Tirane, Shqipëri 31-03-2025 edhe 18 ditë

Tirane

AGIKONS
kërkon të punësojë:

INXHINIER/E SUPERVIZOR SENIOR

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Kandidatët preferohen të kenë minimalisht 5 vite pune si Inxhinier Ndërtimi .

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
31-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Agi Kons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në sektorin e konstruksioneve metalike në pozicionin "Inxhinier Supervizor".

Supervizor i Ndërtimit është përgjegjës për supervizimin e zbatimit të projekteve duke kontrolluar cilësinë dhe sasisë e punimeve të zbatuara.


Detyrat

  • Inspektim dhe certifikim i punimeve të pasqyruara ne dokumentacionin mujor nga inxhinier dhe/ose teknik që ndjekin zbatimin e punimeve
  • Inspektim i vazhdueshëm i cilësisë së punimeve që zbatohen
  • Inspektim i vazhdueeshëm i saktësisë (përputhja me projektin e dhënë për zbatim dhe specifikimet teknike) të punimeve që zbatohen.
  • Të krijojë dhe të prodhojë një sistem raportimi të detyrave të lëna dhe të kontrolleve të kryera
  • Monitorimi dhe kontrolli i vazhdueshëm i ecurisw tw zbatimit të planeve mujore të inxhinierëve dhe / ose teknikëve që ndjekin zbatimin e punimeve.
  • Të përcaktojë dhe sigurojw respektimin e mënyrave dhe frekuencës sw testimeve periodike të materialeve ndërtimore
  • Të sigurojë që po zbatohen të gjitha kërkesat tekniko ligjore për objektin
  • Të raportojë për secilin projekt që është përgjegjës për progresin e zbatimit të projektit në krahasim me grafikun / planin dhe të përmbledhë në një raport problemet, nevojat dhe detyrat e lëna përgjatë muajit.

Kualifikimet

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit
  • Kandidatët preferohen të kenë minimalisht 5 vite pune si Inxhinier Ndërtimi në SUPERVIZIM por përparësi kanë kandidatët me më shumë vite eksperiencë në këtë fushë
  • Të zotërojë liçensë të vlefshme në Projektim dhe / ose Mbikëqyrje në kolaudim, në të kundërt të plotësojë kriteret e nevojshme për tu pajisur më një të tillë
  • Avantazh kanë kandidatet të cilët disponojnë më shumë pika në keto Liçensa
  • Të zoterojë shumë mirë programin AUTOCAD, si dhe ‘’Paketën Office’’
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin, zbatimin dhe supervizimin e projekteve
  • Preferohet të zotërojë gjuhën Angleze dhe Italiane
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Kandidatet e interesuar te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adreses zyrtare te emailit[email protected]

Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: [email protected]
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.agikons.com


Agikons

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të mbështesim parimet tre-dimensionale: Përkushtimin, Disiplinën dhe Drejtimin.

Përvoja e AGIKONS SH.PK materializohet në mijëra shtëpi, dhjetëra hapësira tregtare, disa objekte arsimore dhe shëndetësore, dhjetëra kilometra tunele për rrugë dhe hidrocentrale, miliona metra kub gërmime toke dhe transport, qindra kilometra rrugë të të gjitha llojeve, dhjetëra parqe, qindra projekte arti urban, sheshe, bazenë, fasada arti, etj.


INFORMACIONE KONTAKTI