Kodi Punës: 99951
Menaxhere Shitjesh dhe Marketingu
Përshkrimi
Menaxher Shitjesh dhe Marketingu
Detyrat
- Hartimi dhe zbatimi i një plani strategjik të biznesit në përputhje me objektivat e kompanisë;
- Qëllimi kryesor i punës është te rrisë shitjet dhe imazhin e kompanisë , ta marketojë atë në mënyrën më efiçente të mundshme;
- Eshtë përgjegjës për funksionimin e proçesit të punës dhe Menaxhimin e stafit vartës;
- Raporton tek: Drejtori Ekzekutiv.
Për arritjen e ketyre objektivave Menaxheri i shitjeve dhe Marketingut ka përgjegjësinë kryesore që lidhet me:
- Identifikimin dhe ndryshimet e tregjeve në zhvillim, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për sherbimet e reja dhe statusin e konkurrencës;
- Raportet aktuale të shitjeve, të ardhurave, shpenzimeve dhe parashikimet reale për ekipin ne menaxhim;
- Koordinimi i fushatave të marketingut me aktivitetet e shitjes;
- Planifikimi dhe zbatimi i fushatave promovuese;
- Analizimi i marrëdhënieve potenciale partnere strategjike për marketing të kompanisë
- Përgatitja e buxheteve, planeve dhe elementeve marketing&shitje në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore dhe vjetor;
- Pergatit Raportet aktuale të shitjeve, të ardhurave dhe shpenzimeve dhe parashikimet reale për ekipin e menaxhimit;
- Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
- Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktikë për të rritur shitjet;
- Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi dhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat;
- Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, iu komunikon për pritshmeritë e kompanisë;
- Vendos prioritete, identifikon dhe zgjidh problemet urgjente që lidhen me mbarëvajtjen e punës.
- Menaxhon dhe motivon stafin në varësi që të rrisë performancën në punë; planifikon nevojat për staf në varësi, koordinon proçeset e punës, monitoron performancën e tyre; Identifikon nevojat për trajnim, si dhe merr pjesë në procesin e rekrutimit të stafit vartës;
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose
apliko nga duapune.com.
Email: [email protected]
Cel +355 697 022 599
Aplikim nëpërmjet email-it
Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".